• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lind foshnja e parë me antitrupa, nëna e foshnjes mori dozën e Moderna-s në Janar

by A R
17/03/2021 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy pediatër nga jugu i Floridas kanë konfirmuar se një grua e cila kishte marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, ndërkohë që ishte shtatzënë, lindi foshnjen e parë me antitrupa Covid-19.

“The Guardian” raporton se mjekët e paraqitën këtë zbulim në një artikull paraprak, duke theksuar se ky pretendim ende nuk është rishikuar nga kolegët.

Dr. Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të luftës, mori dozën e parë të vaksinës Moderna në Janar, në javën e 36 të shtatzënisë. Tre javë më vonë, gruaja lindi një vajzë që gëzonte shëndet të plotë.

Në artikullin e tyre, studiuesit shkruajnë se analizuan qelizat e gjakut nga kërthiza e foshnjës dhe antitrupat u zbuluan në kohën e lindjes.

“Foshnja ka potencial për mbrojtje dhe ulje të rrezikut të infeksionit nga Sars-CoV-2 me vaksinimin e nënës. Për njohuritë tona, kjo ishte e para në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas një vaksinimi. Ne testuam kordonin për të parë nëse antitrupat e nënës i kaluan foshnjës, gjë që shohim se ndodh me vaksinat e tjera të dhëna gjatë shtatzënisë”, tha Gilbert për filialin e “West Palm Beach ABC”.

Megjithatë, “ABC” thekson se për të përcaktuar nëse foshnjat mbrohen realisht nga këto antitrupa, duhen studime të mëtejshme.

“Ne nxisim hetuesit e tjerë të krijojnë regjistra të shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji si dhe të kryejnë studime të efikasitetit dhe sigurisë së vaksinave Covid-19 në gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, si dhe pasardhësit e tyre”, thuhet në artikull.

“Ky është vetëm një rast nga mijëra foshnje të lindura nga nëna që janë vaksinuar dhe do të vaksinohen gjatë muajve të ardhshëm. Studimet e mëtejshme do të përcaktojnë se sa do të zgjasë kjo mbrojtje, në çfarë niveli të mbrojtjes ose sa antitrupa duhet të ketë një foshnjë për të qenë e mbrojtur”, u shpreh Rudnick për “ABC”.

Gilbert dhe Rudnick thanë që artikulli i tyre ishte pranuar për botim nga filiali i “ABC” dhe se ata po prisnin që të postohej zyrtarisht në faqen e revistës.

/a.r

Next Post
“Reforma në Drejtësi e kapur”/ Meta: Nga peshkaqenët që ishin në dosjet e mëdha përfunduan me cironka

"Reforma në Drejtësi e kapur"/ Meta: Nga peshkaqenët që ishin në dosjet e mëdha përfunduan me cironka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In