• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lind “Facebook-u” i kanabisit: Si ta blini barin online

by Java News
30/09/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lind “Facebook-u” i kanabisit: Si ta blini barin online

Për marijuanën ka ardhur “momenti i startup”: momenti ku të rinjtë sipërmarrës aplikojnë talentin e tyre në teknologjitë dixhitale për të ndërtuar kompanitë e reja, ligjore natyrisht, për të kultivimin, shpërndarjen dhe tregtimin e barit më të famshëm në botë: kanabisit.

Teknikisht manhitëse; në shumë vende marijuana është e ndaluar. Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë edhe disa referendumeve popullore, gjërat po ndryshojnë. Me shpejtësi. Se sa shpejt u pa edhe në “TechCrunch Disrupt” e fundit në San Francisco.

Faktisht quhet Olimpiada e startupper ku kandidojnë me mijëra dhe në fund zgjidhen vetëm 25 për fazën finale dhe kampioni merr 50 mijë dollarë.

Javën e kaluar pati një surprizë. Për fitoren finale ishin në garë një startup (startup është një shprehje tashmë popullore për treguar një sipërmarrje të themeluar prek pak kohësh që kryesisht, por jo gjithmonë, punon në ëeb) e lidhur me kopshtet Agrilyst (që më pas fitoi) dhe startup-i i parë në botë i dedikuar marijuanës.

Quhet GreenBits dhe është një softuer që ndihmon tregtarët të shesin mallin. E ka realizuar një i ri i talentuar që quhet Ben Curren, që prej pak kohësh është bërë milioner duke i shitur startup-in e kaluar Outright (një platformë për të menaxhuar operacionet financiare) kolosit GoDaddy.

Pra Ben Curren ishte i pasur, por mërzitej. Trokiti në dyert Google dhe ndërtoi dronët, por pas pak kuptoi që ëndërronte startup-in e ardhshëm: “Atëherë pashë shënimet e mia në telefon dhe gjeta këtë frazë, ndiq evoluimin e industrisë së kanabisit. Dhe mendova që ndoshta kishte ardhur momenti për të ndërtuar një instrument për ti lejuar dyqanet të blejnë dhe të shesin marijuanë në mënyrë të lehtë dhe të sigurtë me aplikacion pikërisht në iPad”.

Në fakt në Amerikë në këtë front është në zhvillim një transformim që mund të kthehet në një revolucion kulturor. Katër shtete  (Kolorado, Oregon, Alaska dhe Uashington) e kanë legalizuar shitjen dhe marrjen e marijuanës jo vetëm për përdorim shëndetësor, por edhe personal. Ndërsa shumë shtete të tjera falë presionit të opinionit publik po shkojnë drejt dekrinalizimit të marijuanës.

Rezultatet janë mbresëlënëse. Në shtator Koloradp njoftoi se të ardhurat fiskale falë kanabisit janë dyfishuar në një vit(nga 76 milionë dollarë në 2014 në 125 të parashikuara brenda 2015-ës) duke kaluar edhe ato të alkoolit. Një sukses ku që motivon edhe themelimin e një “tax free day”, një ditë ku mund të tymosësh pa taksa. Ndërsa në Dakotën e Jugut, në një territor të banuar nga indianët Sioux, do të hapet rezorti i parë i dedikuar marijuanës, me një bar ku mund të porosisësh mallin dhe ta tymosësh në paqe.

Dhe për më tej sipas një studimi të universitetit të Miçiganit është rritur numri i të rinjve që mbështesin idenë se “pirja e barit” bën më pak dëm se sa cigarja.

E në këtë mënyrë duket se shpikja e Ben Curren do të ketë një sukses të menjëhershëm dhe të gjatë.

Next Post

Hyseni e falënderon Rusinë për reklamën falas për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In