• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Limosi si një fragment Shqipërie

by Ilir Yzeiri
07/06/2022 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Limos Dizdari, kompozitori dhe muzikanti i njohur, duket se e kapërceu gjendjen e vështirë shëndetësore në të cilën ishte kredhur para disa kohësh për shkak të kovidit. Lajmi për shtrimin e tij në spitalin « Shevqet Ndroqi » u dha herët. Madje u tha që virusi e kishte goditur jo lehtë dhe se ai, pas një farë kohe, kishte kaluar edhe në intubim.

Para se të ndodhte kjo, unë u takova me të diku në një bar në Tiranë dhe ai po më tregonte kalvarin e vuajtjeve me Pallatin e Kulturës në Ksamil. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht aty.

Di vetëm projektin e Limozit për ta ruajtur atë institucion si një vend ku mund të jepeshin koncerte, shfaqje, pra si një vatër që do të mblidhte artdashësit për të dëgjuar koncerte me pjesë muzikore. Mirëpo, gjithë ky projekt ishte shembur dhe Limozi ishte kthyer në Tiranë. Ishte shembur në fakt Shtëpia e Kulturës në Sarandë.

Shtrimi në spital dhe prekja nga kovidi, ndoshta, mund të kenë ardhur edhe nga lodhja e stresi që kishte ato ditë Limozi.

Sot vajza e tij shpërndau lajmin dhe një foto të Limozit me personelin që i shpëtuan jetën kompozitorit të njohur. Alda ishte thellësisht e prekur nga kujdesi në atë spital dhe thoshte se mjekët e gjithë personeli kishin bërë mrekullinë. Edhe ashtu të intubuar e kishin operuar në zemër duke i vendosur jo një, po katër unaza. Gëzimi i saj dhe emocioni që ajo transmetonte na mbushi sytë me lot të gjithëve edhe ne miqve e të njohurve të Limozit.

Kështu, fati apo jeta e një personazhi të njohur, nganjëherë, të shfaqet si një tekst apo si një fragment i librit të madh të vendit tënd. Aty gjen historinë e ngatërruar të pronave në këtë vend, luftën e egër që bëhet sidomos në jug për të mos lënë në këmbë asgjë nga ajo që ishte më parë.

Ksamili është simboli i kësaj katrahure. Në fatin e Limozit është edhe një lloj nostalgjie për një kohë që në imazhin kolektiv të një pjesë të mirë shqiptarësh kishte rregull dhe muzikë. Edhe në këtë kohë të krizës së rëndë të muzikës së lehtë te ne, Limozi të kujton këngët me melodi të dëlirë e të bukur të një kohe atipike.

Por, nëse dy kapitujt e parë janë kompleksë dhe të ngatërruar, kapitulli i tretë është një rrëfim i mrekullueshëm për mjekët tanë të cilët në këta vjet të mbushur me narrativën e së keqes shkëlqejnë me profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin. Edhe në këtë rast Limozi si një fragment Shqipërie e tregon me shumë dinjitet këtë copëz të Atdheut të bukur.

Alda, vajza e Limozit, ka premtuar që, në shenjë nderimi për mjekët e siptalit « Shevqet Ndroqi », të japë aty një koncert falas për personelin dhe pacientët.

Nuk do të kishte gjë më të bukur për ta përmbyllur novelën e Limozit, por Alda duhet të mos harrojë që në koncertin e saj krahas noatve dhe tonaliteteve me dritë të gjejë rast e të luajë edhe ndonjë tonalitet që shijohet në errësirë, në mënyrë që të kujtohemi gjithmonë se ky vend ka vërtet dritë shumë, por ka edhe errësirë me bollëk

Next Post
“Letër e hapur nga unë i përndjekuri i SHIK”

"Letër e hapur nga unë i përndjekuri i SHIK"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In