• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Letër e hapur nga unë i përndjekuri i SHIK”

by A R
07/06/2022 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 vite më parë, ai u rrëmbye, u torturua nga Shërbimi Informativ Kombëtar aso kohe i drejtuar nga i ndjeri Bashkim Gazidede. Ndryshe nga aktivisti dhe biznesmeni Remzi Hoxha i cili është i zhdukur sot e kësaj dite, Ziso Kristopulli, fatmirësisht i shpëtoi më të keqes. Por, pas torturave nga efektivët e SHIK ai ka denoncuar ndër vite përndjekjen dhe grabitjen e tokave në bregdetin e Ksamilit.

Kristopulli prej 25 vitesh vijon betejën për një truall në plazhin e Ksamilit ku dikur ai kishte aty lokalin nga ku u rrëmbye dhe u transportua në bazën e SHIK në Lezhë.

Kristopulli akuzon organet e drejtësisë dhe ish-avokatin e tij se e ka sabotuar. Ai ka shpërndarë një letër të hapur drejtuar krerëve të shtetit shqiptar dhe atij grek, pasi Kristopulli është pjesëtar i minoritetit grek.

LETER E HAPUR

I nderuar shkelqesi Kryeminister i Republikes se Shqiperise,

I nderuar Minister i Drejtesise i Republikes se Shqiperise,

I nderuar Minister i Brendshem i Republikes se Shqiperise,

E nderuar shkelqesi ambasadore e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane,

E nderuar zonja Presidente e Republikes se Greqise,

I nderuar Minister i Puneve te Jashtme i Republikes se Greqise,

E nderuar Shkelqesi Ambasadore e Republikes se Greqise ne Tirane,

I nderuar Kryetar i SPAK,

I nderuar Kryetar i Inspektoratit te Larte te Drejtesise,

E nderuar Kryetare e Keshillit te Larte Gjyqesor,

Une Zisi Hristopullo, i lindur ne Livadhja, Sarande, ne 24.03.1947 dhe banues qe ne 1980 ne qytetin e Ksamilit, po ju drejtohem Juve si menyra e fundit per te gjetur shpetim dhe drejtesi per token time ndodhur ne qytetin e Ksamilit te pushtuar dhe legalizuar padrejtesisht nga ana e z. Mentor Daci, i lindur ne Geshtenjas, Kukes.

Mbas orvatjeve te mia 20 vjecare dhe sot ne moshe te thyer 75 vjecar, i tradhetuar nga avokati im i meparshem, i cili pabesisht dhe shprehimisht ka hequr dore nga padite e ngritura ne emer dhe per llogarine time, i tradhetuar prej Gjykatave te cilat kane legjitimuar padrejtesine e bere ndaj meje dhe i tradhetuar prej institucioneve te shtetit Shqiptar, ku punonjes te tyre kane shitur pronen time (dhe per kete fakt ATA jane denuar pas hekurave te burgjeve shqiptare), ende mbaj SHPRESEN e proceseve gjyqesore, ne te cilat gjendem akoma SOT, qe nje dite prona ime do te me kthehet.

E gjate kesaj odiseje, qe nje dite trualli im prej 230 m2 , ku femijet e mi u rriten e kur dikur ne ate barange miqte, te aferm, qytetare vendas mblidheshin si nje vend familjar per ta, te kthehet ne menyre ligjore tek une pronari.

Sot per kete truall, ku eshte ngritur ne menyre te paligjshme nje lokal-restorant, qe qendron akoma edhe sot ne funksionim po ne menyre te paligjshme, pasi kunder tij ka vendim gjyqesor per pavlefshmerine ligjore te legalizimit te tij, e qe nuk dihet sesi ka humbur, ku nepermjet veprimeve QARTAZI te kundraligjshme te punonjesve te shtetit shqiptar gjate qeverisjes se kryeministrit Berisha, KERKOJ qe per aq sa kohe do jem ne kete jete te kem suportin TUAJ si vezhgues ne procesin gjyqesor qe ndodhem sot per pasurine, djersen dhe te drejten time, si dhe te jeni mbeshtetes te asaj pak ndjenje qe me mban ende me shprese per te luftuar per drejtesine e mohuar.

Te nderuar, kjo odise do te vazhdohet nga femijet e mi, sot madhore, per te ndjekur cdo rruge ligjore qe reforma ne drejtesi ne shtetin shqiptar na ka premtuar, por ne rastin tim, per MUA nje pensionist, BARAZIA e armeve ne proceset gjyqesore qe jane zhvilluar deri me tani dhe qe ligji i njeh cdo shtetasi shqiptar, nuk eshte aplikuar. Une ende besoj, dhe do te besoj, me gjithe fuqine time, qe nje dite, nje Gjykate do ta shohe te drejten time te mohuar prej vitesh. E ne rast se kjo nuk do te arrihet nga Gjykata e Vendit tim, nuk do te ndalem me cdo mjet ligjor nderkombetar per te gjetur te drejten, qe eshte nje dhe e vetme. Ju faleminderit dhe duke shpresuar pafundesisht ne perkrahjen TUAJ ne kete lufte ligjore, kerkoj dhe nje here suportin tuaj qe nje dite 1 meter katror i prones te kthehet tek i zoti.

Me respekt,
ZISI HRISTOPULLO

Next Post
Zhduket gazetari, familja ngre alarmin: Çdo sekondë mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes

Zhduket gazetari, familja ngre alarmin: Çdo sekondë mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com