• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Limoni është një aleat i pazëvendësueshëm

by Java News
31/10/2018 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agrume e mijëra virtyteve, të njohura që nga kohët shumë të lashta për vetitë e tij të çmuara. Bëhet fjalë për limonin, i përdorshëm kudo në sallata, peshk, aromatizim të ëmbëlsirave, kokteje por edhe në parandalimin e shumë patologjive dhe aleat i çmuar për bukurinë.

I pasur me vitaminë C, kalcium, magnez, kalium dhe antioksidant limoni është një aleat i mirë për lëkurën dhe flokët, aq sa konsiderohet një nga ilaçet natyrale të bukurisë më efikase.

Lamtumirë korrektor: Limoni ka një efekt shërues kundër rrathëve të syve. Mjafton të aplikosh dy feta mbi sy dhe ti lësh për rreth 20 minuta. Shikimi do të jetë i shndritshëm dhe nuk do të ketë rrathë të zezë duke na dhënë një pamje më të re.

Ndriçim në fytyrë: lëngu i limonit, një gotë kos dhe disa pika vaj esencial janë detergjenti më i mirë për fytyrën. I përzien të gjithë përbërësit dhe e masazhon në lëkurë duke e lënë për 10 minuta. Rezultati? Një fytyrë me shkëlqim dhe e pastër.

Nuk ka më njolla: Limoni, falë acidit citrik dhe vitaminës C, ka një fuqi të fortë zbarthues, përveçse ndriçues, prandaj është një ilaç i mirë kundër shenjave të moshës apo ekspozimit në diell. Shkrini pak sheqer në lëng limoni dhe aplikojeni çdo ditë në fytyrë. Rezultat i garantuar në pak javë.

Mirupafshim pika të zeza: nëse nuk ju mjafton, ju kujtojmë se limoni është një ilaç i mirë për pastrimin thellësisht të poreve të lëkurës dhe lufton aknet dhe pikat e zeza. Mjafton një lugë mjaltë në lëng limoni, përziejeni dhe aplikojeni këtë maskë për çerek ore në pikat e zeza për të parë përfitimet e tij.

Buzët: nëse kemi buzë të thara dhe të dehidratuara për shkak të agjenteve atmosferikë, mjaftojnë pak pika limoni në buzë në mbrëmje para se të flini për tu zgjuar në mëngjes me buzë të buta. Nëse nuk keni kohë? Mos u trembni. Përziejmë pak lëng limoni me sheqer, dhe do të kemi një eksfoliues natyral.

Flokë për tu pasur zili: përgatisim një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. E vendosim në flokë të thatë dhe e lëmë për rreth 10 minuta. Një shpëlarje dhe një shampo dhe voila. Flokët do të jenë të butë dhe të shëndetshëm.

Të fortë dhe të shëndetshëm: limoni ka veti të pafundme. Riforcon flokët dhe riparon dëmet. Një herë në javë mund të aplikoni maskën e bërë nga një tas lëng limoni dhe ujë kokosi. Lëreni për çerek ore për të pasur rezultate perfekte.

Larg zbokthit: acidi citrik në limon dezinfekton rrënjët e flokëve dhe ndihmon në eleminimin e zbokthit. Një maskë e përbërë nga përzierja e lëngut të limonit dhe ujit aplikohet në skalpin e kokës. Lëreni për 10 minuta dhe është e lehtë dhe efikase, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Rrugaçë pa një pjesë të trurit

Dy dele? Shumë më tepër dele!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

November 11, 2026
Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Blushi thirrje mazhorancës: Tërhiqni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve!

November 11, 2026
Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In