Fatmir Limaj, kryetari i Nisma për Kosovën, pas takimit me liderët tjerë opozitarë ka deklaruar se shteti është kapur peng nga kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi. Ai ka thënë se arrestimi dhe burgosja e deputetes Donika Kadaj-Bujupi është precedent dhe se kjo politikë do t’iu kthehet grusht atyre që e përkrahin.
“Vandalizmin e Isës dhe Hashimit që e kemi pa ndaj deputetëve, sepse e keni pa në çfarë forme është thyer shtëpia e deputetit dhe me çfarë masa kanë arrestuar një deputete. Këto tregojnë për një shtet që është kapur peng nga dy njerëz dhe rreth tyre kanë mbledhur individë që janë në gjendje të shtyjnë vendin në konfrontim, por ne jemi edhe me popullin edhe me policinë. Precedent është arrestimi i deputetes Kadaj-Bujupi dhe burgosja e saj. Kjo byro politike do t’iu kthehet grusht ata që përkrahin këto”, ka thënë ai pas takimit, raporton koha.net.









