• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Limaj i prerë: Dua 7 milionë euro dëmshpërblim

by Java News
30/11/2017 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 7 milion euro dëmshpërblim ka kërkuar zëvendëskryeministri dhe ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tij në rastin ”Kleçka”.

Ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj ndaj të cilit të premten përfundoi maratona e procesit gjyqësor, në të cilën akuzohej për krim të organizuar dhe korrupsion, do të kërkoj dëmshpërblim ndaj shtetit edhe për procesin e padrejtë gjyqësor që i është bërë në rastin e njohur “MTPT”.

Krejt kjo, nëse vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e shpalli Limajn të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave në rastin MTPT bëhet i plotëfuqishëm nga Gjykata e Apelit.8 vjet të ballafaqimit të tij me padrejtësi, Limaj nuk do t’ ia fal akujt.

Mbrojtësi i ish-ministrit të MTPT-së, avokati Tahir Rrecaj i ka thënë “Arbresh.info” se po pritet që vendimi i Gjykatës Themelore të bëhet i plotëfuqishëm dhe pastaj sipas tij do të bëhet një padi për dëmshpërblim, ose do të zgjerohet padia ekzistuese që është bërë për rastin “Kleçka”, e cila ka tre muaj që është dorëzuar në gjykatë për kompensim.

“Duhet të presim, sepse ky është një vendim vetëm i shkallës së parë, Prokuroria e ka të drejtën e ankimimit, nëse ankohet duhet me prit vendimin e Gjykatës së Apelit, nëse nuk ankohet brenda 15 ditëve ,aktgjykimi bëhet i formës së prerë dhe mund ta bëjmë një padi të re, ose ta zgjerojmë padinë ekzistuese”, është shprehur Rrecaj.

Ai thotë se e sheh më të arsyeshme që të zgjerohet kërkesa e padisë për kompensimin e dëmit material dhe jo material edhe për rastin e MTPT-së, nëse aktgjykimi i këtij rasti sipas tij bëhet i plotfuqishëm para se gjykata të vendos për kërkesë padinë për rastin “Kleçka”.

Sistemi i drejtësisë sipas avokatit Rrecaj, duhet të vetdijesohet një herë e mirë që të mos akuzoj dhe gjykoj njerëz pa prova dhe fakte, përgatiti Koha. Përballja e tij tri herë radhazi me drejtësinë në rastin “Kleçka”, në të cilin rast akuzohej për krime lufte gjatë vitit 1999 dhe vërtetimi i pafajësisë, ka bërë që Limaj të kërkoj kompensim dëmi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e që arrin vlerën 6 milionë e 987 mijë e 314 euro.

Kjo padi erdhi pasi Limaj ka refuzuar ofertën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për dëmshpërblimin e kërkuar për rastin e njohur si rasti “Kleçka”. Refuzimi i ofertës nga ana e Limajt ka ardhur, pasi shuma e ofruar nga KGJK, nuk arrinte as 1 përqindëshin nga shuma prej 7 milionë që kishte kërkuar. (b.an)

 

Next Post
“Pamje e bukur nga dhoma ime” – Burri tradhtar del zbuluar nga Instagrami

“Pamje e bukur nga dhoma ime” - Burri tradhtar del zbuluar nga Instagrami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com