Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj nuk i ka lënë asnjë meritë vetes për arritjen e marrëveshjes së demarkacionit. I ka falënderuar të gjithë për pajtimin.
Ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë lajme të mira për qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër, partitë tjera kanë tentuar t’i marrin vete meritat për marrëveshjen e re.
Fatmir Limaj ishte marrë më së shume për të gjetur një zgjidhje për demarkacionin. Kishte realizuar vizita edhe në Mal të Zi larg mediave.
Kishte arritur t’i bindte liderët e Kosovës se duhet të arrijnë një pajtim për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit që ishte arritur më 2015. Megjithëkëtë, Limaj ende nuk ia ka lënë asnjë meritë vetes.
As sot kur e kanë marrë aprovimin e Haradinajt për të përfillur kërkesën e LDK’së që në marrëveshjen e re qe Raporti i Shpejtim Bulliqit të jetë vetëm informues, përgatiti Koha. (b.an)










