• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Limaj: Një opozitë e bashkuar mund ta ndryshojë gjendjen në Kosovë

by Java News
28/08/2015 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një shkrim dërguar mediave ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke thënë se shteti i Kosovës s’ka qenë asnjëherë më keq.

Limaj vlerëson se zhvillimet e fundit në vendin tonë tregojnë se gjendja e vendit që nga pas lufta nuk ka qenë asnjëherë më e keqe se tani. “Shteti ynë po rrënohet për çdo ditë para syve tanë”, tha Limaj.

Qeveritë e deritanishme, sipas Limajt, kanë rrënuar institucionet e pavarura dhe e kanë futur vendin në një krizë mjaft të thellë.

Ai vazhdon më tutje duke thënë se legalizimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka rrënuar rendin kushtetues dhe juridik të vendit. “Me legalizimin e Bashkësisë së komunave serbe legalizuan entitet të ri politiko-juridik dhe territorial brenda Kosovës, përmes së cilës rrënuan rendin kushtetues-juridik dhe me këtë përfundimisht e ndanë Kosovën në baza etnike. Përmenda vetëm disa nga të këqijat që ky koalicion qeverisës i solli Kosovës brenda një periudhe të shkurtër kohore”, ka thënë Limaj.

Në këtë shkrim, Limaj thotë se duke qenë para një situate të tillë, beson se është momenti i fundit që të gjithë, të cilët e shohin njëlloj këtë gjendje dhe janë të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës duhet të bashkohen.

“Ndalja e rrënimit të mëtejshëm të shtetit tonë është e mundshme vetëm përmes një fronti të përbashkët opozitar”, ka thënë Limaj. Sipas tij, vetëm një front opozitar mund të ndryshojë këtë gjendje në vend.

“Me këtë front opozitar nënkuptoj jo vetëm partitë opozitare por edhe shoqërinë civile, intelektualë, studentë, punëtorë, të papunë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të angazhohen për të ndalur rrënimin e shtetit para syve tanë. Ne mund edhe të kemi këndvështrime të ndryshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për angazhim të përbashkët në funksion të ndaljes së rrënimit të shtetit, kthimin e shpresës tek qytetarët dhe fillimin e ndryshimit të gjendjes”, ka përfunduar Limaj.

Next Post

Vlorë, asgjësohen mbi 700 bimë hashashi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kardiokirurgu për gjykim, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

Kardiokirurgu për gjykim, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

December 24, 2025
“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

December 24, 2025
(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

December 24, 2025
Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

December 24, 2025
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

December 24, 2025
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

December 24, 2025
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

December 24, 2025
“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

December 24, 2025
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

December 24, 2025
Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com