Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur goditje të ulët ndaj shtetit.
“Goditja e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës është goditje ndaj shtetit tonë. Pres që organet e sigurisë t’i kapin kryesit e këtij sulmi.
Duhet dënuar fuqishëm ky akt kundër shtetit, paqes, lirisë e demokracisë tonë”, ka shkruar Limaj në Facebook. (b.an)