• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Limaj: Ja njerëzit e UDB-së që vranë Enver Malokun

by Aalison Pearse Stevens
14/05/2016 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi për vrasjen e dy civilëve, Ramiz Hoxhës e Selman Binishit. Përgjegjësinë ia ka hedhur anëtarëve të Shtabit të UÇK-së.

Për këto vrasje Limaj ka folur në Hagë.

Ai ka zbuluar po ashtu se kush e kishte plagosur Sabri Hamitin e kush e kishte vrarë Enver Malokun.

“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kështu ka thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005.

Por kush është Lutfi Ajazi? Emri i tij përmend edhe si i dyshuari kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e mjekut të UÇK-së, Dr. Hafir Shalës në vitin 1998 diku në aferësi të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Dr. Hafir Shala aso kohe bashkë me dy person tjetër ishte nisur nga Drenica për në Prishtinë për t’u furnizuar me medikamente për UÇK-në. Ai në afërsi të Prishtinës ishte kidnapuar pasi që ishte ndaluar nga forcat policore serbe. Që nga ajo kohe, Dr. Hafiri figuron i zhdukur.

Në një letër dërguar mediave nga Esat Shala familjar i afërt I Dr.Hafir Shalës dhe ish-pjesëtar i FSK-së, përmend emra konkretë që duhet të merren në pyetje për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes s dr.Hafir Shalës.

Ai në këtë letër përmend edhe Lutfi Ajazin, ish inspektor i sigurimit shtetëror serb, pastaj edhe Fadil Syleviqin, tash pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Ne kerkojmë nga shteti i Kosoves urgjent qe ketë tradheti-rrembim tinzar dhe qyqar te Dr Hafir Shales qe te merren ne pytje kta persona.

Lutfi Ajazi ish inspektor i sigurimit shtetror,Fadil Syleviqi oficer i lart i sherbimit policor, Shaban Neziri si dhe disa nga Mujajt e Gradices qe ishin ne sherbim te sigurimit shtetror serb ne ate kohë si dhe shume njerz te tjer qe sotë udhheqin strukturat me te larta te shtetit tonë te korruptun.

Ne si Familjar nuk do te ndalemi se kerkuari te verteten shpresojm dhe besojm qe 10 prilli i ketij viti do te jetë viti i fundit kur do te zbardhet fati i Dr Hafir Shales”, thuhet në letrën e Esat Shalës.

Lutfi Ajazi përmendet edhe si inspektor i UDB-së në një tekst nga Abudallah Prapashtica. (b.an)

Next Post

Google Translate vjen me përmirësime të ndjeshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In