Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj më herët është votuar në Qeverinë e Kosovës si koordinator për organizimin e mbledhjeve mes dy qeverive shqiptare.
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Ndërkohë, Rama shkruan në Twitter: Me Fatmir Limajn, i sapozgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive
/b.d