Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe ndryshoi masën e sigurisë për Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, të dy të njohur të Erjon Alibej. Për ta u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Ata u arrestuan si të dyshuar nga Prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh.
Ata u kapën pas sendeve dhe armëve të gjetura te ish-fabrika e Konservimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, po në Elbasan, në Shkurt të këtij viti. ku në mjetin tip BMË X6 u gjet armë kallashnikov.
Kjo makinë rezultoi të ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës.
/a.r