• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligjvënësit, kritika për sigurinë kibernetike

by
17/06/2015 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligjvënësit amerikanë i kritikuan rëndë zyrtarët qeveritarë të punësimit dhe të teknologjisë, ngaqë nuk mundën të parandalojnë një sulm kibernetik që zbuloi informacionet personale të të paktën 4,2 milionë punonjësve dhe ish-punonjës federalë dhe ndoshta edhe miliona të tjerëve.

“Ju dështuat tërësisht”, – i tha kongresmeni Jason Chaffetz shefes së Zyrës së Menaxhimit të Personelit, OPM, në Agjencinë e Punësimit për Qeverinë, Katherine Archuleta.

Kongresmeni Chaffetz, që është Kryetar i Komisionit që Mbikqyr Dhomën e Përfaqësuesve, tha se “postimi i të dhënave të sigurisë të OPM-it ishte njëlloj sikur t’i lesh hapur të gjitha dyert dhe dritaret e shtëpisë, dhe të presësh që askush të mos hyjë brenda për të marrë informacione. Por ata e patën shumë gabim, – tha kongresmeni.

Zoti Chaffetz pyeti se përse informacionet personale të punonjësve qeveritarë dhe atyre të dalë në pension nuk ishin hedhur me një kod sekret, pasi komiteti mbikqyrës i agjencisë paralajmëroi vitin e kaluar se ato ishin vulnerabël ndaj një sulmi kibernetik.

Shefja e Personelit, Archuleta, ju përgjigj: “Kjo gjë nuk është e realizueshme në sisteme që janë shumë të vjetra.”

Ajo tha se sistemet e teknologjisë në Shtetet e Bashkuara janë nën sulme të vazhdueshme nga qeveri të huaja, kriminelë dhe interesa të biznesit.

“Këta kundërshtarë tanët janë të sofistikuar, të mirëfinancuar dhe të fokusuar”, – tha zonja Archuleta. “Këto sulme jo vetëm që nuk do të ndalin, por ato do të shtohen”- shtoi ajo.

Në dy javët e fundit, Shtetet e Bashkuara identifikuan dy sulme kibernetike ndaj dokumentacionit të punonjësve qeveritarë, duke thënë se ato kanë ndodhur gjatë disa muajve të fundit dhe se ndoshta kanë filluar shumë më parë. Disa zyrtarë kanë fajësuar interesat shtetërore të Kinës për sulmin, por sulmet janë ende duke u hetuar. Kina ka mohuar përfshirjen në to.

Zonja Archuleta refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me shtrirjen e sulmit në seancën publike. Ajo i tha anëtarëve të Kongresit se do t’i diskutonte çështje të kësaj natyre vetëm në një takim me dyer të mbyllura. VOA

Next Post

Bllokohet një automjet me 3000 kubikë të dyshuara si Cannabis Sattiva

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

July 7, 2026
Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

July 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

July 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Njeriu i divanit

July 7, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

July 7, 2026
Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In