• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ligjvënësit amerikanë mbështesin Trump për luftën tregtare ndaj Kinës

by Java News
13/06/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këmbëngulja e Presidentit amerikan Donald Trump për t’u përballur me praktikat tregtare të Kinës ka fituar mbështetje dypartiake në Kongres, ndryshe nga nismat e tjera të mëdha që ka ndërmarrë administrata e tij. Ndërsa ligjvënësit e të dyja partive politike e vlerësojnë Presidentin Trump për qasjen e tij më “të ashpër” ndaj Pekinit, detajet e politikës së tij ndaj Kinës kanë ngjallur dyshime dhe rezistencë në kongres.

Kina ka qenë në mendjen e Presidentit Trump që nga fjalimi i tij i parë në Kongres.

“Ne kemi humbur 60,000 fabrika që kur Kina u anëtarësua në Organizatën Botërore të Tregtisë”.

Edhe në tubimet e tij më të fundit politike, Presidenti Trump foli për Kinën.

“Sapo nxorra njoftimin për rritjen e tarifave ndaj Kinës. Ne nuk do të tërhiqemi deri kur Kina t’i jap fund mashtrimit të punëtorëve tanë dhe vjedhjes së vendeve tona të punës”.

Administratat e mëparshme kanë kritikuar praktikat tregtare kineze, nga manipulimi i monedhës deri te mbushja e tregut me çelik me kosto të ulët. Presidenti Trump është udhëheqësi i parë amerikan që po godet me forcë Pekinin, duke fituar mbështetje dypartiake në kongres.

“Ne nuk do të rrimë pa bërë gjë ndërkohë që idetë dhe teknologjitë tona vidhen. Ne nuk do të rrimë duarkryq ndërkohë që njerëzit tanë po humbasin vendet e punës për shkak të konkurrencës së pandershme”, thotë senatori republikan James Risch.

“Duhet të bëjmë diçka për Kinën, ose Amerika nuk do të jetë më një fuqi e fortë ekonomike në 10 apo 15 vjet”, thotë senatori Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës demokrate në senat.

“Unë jam dakord me Presidentin Trump në lidhje sfidën që Kina paraqet për Shtetet e Bashkuara”, thotë senatori demokrat Robert Menendez.

Disa republikanë thonë se Presidenti Trump e detyroi e partinë e tyre që të merret me sfidat që paraqet Kina.

“Të them të drejtën, shumë anëtarë të partisë sime kanë qenë të butë ndaj Kinës për një kohë të gjatë, të përqendruar kryesisht në marrëdhëniet e biznesit që kemi me Kinën. Unë mendoj se kjo ka ndryshuar shumë në tre vitet e fundit“, thotë senatori repoublikan Tom Cotton.

Megjithatë, vendosja e tarifave dhe fillimi i një lufte tregtare kanë alarmuar shumë republikanë.

“Një në pesë vende të punës në Ajova është e lidhur drejtpërdrejt me tregtinë”, thotë senatorja republikane Joni Earnst.

“Vendosja e barrierave tregtare me tarifa dhe kuota nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë”, thotë senatori demokrat Chuck Grassley.

Demokratët, ndërkohë, thonë se Presidenti Trump ka humbur avantazhin ndaj Kinës, duke hapur luftë tregtare me aleatët e Shteteve të Bashkuara.

“Betejat për tarifa me Kanadanë, Meksikën, Evropën, Japoninë nuk kanë kuptim. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar [komuniteti ndërkombëtar] kundër Kinës, dhe unë mendoj se do të mund të arrijmë një zgjidhje shumë të mirë “, thotë senatori Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës demokrate në senat.

Republikanët duan një marrëveshje tregtare SHBA-Kinë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Në fund të fundit askush nuk fiton nga një luftë tregtare që nuk përfundon me një marrëveshje dhe me heqjen e tarifave. Shpresojmë se këto taktika (të administratës së Presidentit Trump) do të na çojnë në këtë pikë”, thotë Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës republikane në senat.

Demokratët kanë frikë se mund të arrihet një marrëveshje jo e mirë.

“Presidenti e ka bërë zakon të dali përpara kamerave televizive, për të njoftuar marrëveshje të reja tregtare, për të krijuar tituj interesant lajmesh. Por këto njoftime kanë qenë vazhdimisht të zbrazëta dhe me rezultate të vogla”, thotë senatori demokrat Ron Wyden.

Presidenti Trump mbetet i angazhuar për një strategji tregtare që mbështetet në tarifat, duke i quajtur ato një mjet të madh negociues dhe prodhues i të ardhurave.(VOA)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Lulzim Basha po përpiqet të mbrohet si viktimë e “drejtësisë politike” amerikane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com