• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ligjit për Trepçën i mungon bordi, ndaj nuk funksionon

by Java News
15/11/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës duhet që të zgjedhi bordin mbikqyrës të Trepçës, në mënyrë që të fillohet me zbatimin e ligjit për Trepçën, i cili ka hyrë në fuqi në fund të muajit të kaluar. Në bazë të këtij ligji, pronësia e kompleksit Trepça do të percillet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tek Qeveria e Kosovës.

Pas përzgjedhjes, i mbetet bordit që të nis me procesin e transformimit dhe ristrukturimit, me qëllim të krijimit të politikave për zhvillimin e kombinatit.

Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore, është duke ndërmarrë masat që të bëjë një strukturë të përkohshme të qeverisjes së Trepçës, deri në aprovimin e statutit dhe regjistrimin e saj si shoqëri aksionare, ka thënë Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës.

“Do të jetë një periudhë transitore e kalimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Qeveria dhe do të krijohet bordi i përkohshëm mbikëqyrës dhe bordi menaxhues, deri sa të bëhet statuti, të aprovohet, regjistrohet dhe të funksionojë pa pengesë Trepça”, ka thënë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Sipas ligjit, qeverisja për Trepçën bëhet nga Bordi Mbikëqyrës dhe Bordi Menaxhues. Bordi Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët nuk mund të jenë anëtarë të forumeve politike, por që duhet të jenë ekspertë në fusha të caktuara, që nevojiten për mbikëqyrjen e kombinatit. Ky bord më pas zgjedh edhe anëtarët e Bordit Menaxhues të Trepçës. Edhe statuti i Trepçës hartohet nga Bordi Mbikëqyrës dhe miratohet nga aksionarët. (b.an)

Next Post
Fëmijëria e vështirë e Leonardo Di Caprios dhe ngritja e tij në majë

Fëmijëria e vështirë e Leonardo Di Caprios dhe ngritja e tij në majë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U mblodhëm për të vendosur modalitetet”, Bejko i prerë: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin!

Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re

July 31, 2026
VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

July 31, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Revolucioni ra, u kthye në linçim, mësimi nga Basha dhe ‘ikja’ e Jolës

July 31, 2026
Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

July 31, 2026
VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

July 31, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

“Ata po shkatërrohen”, Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë armë bërthamore

July 31, 2026
Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

July 31, 2026
Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

July 31, 2026
Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

July 31, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rasti Ilir Beqaj si radiografi e dështimit të drejtësisë së re

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com