Afati zyrtar i përfundoi të hënën, por duke marrë parasysh dhe faktin se presidenti Nishani udhëtoi të dielën drejt Shteteve të Bashkuara, u duk se gjithçka do shkonte në këtë drejtim.
Tashmë do duhet vetëm që ligji i vetting-ut të publikohet në Fletoren Zyrtare dhe 15 ditë më pas të nisë krijimi i institucionit që do të merret me pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Partia Demokratike, e cila nuk e votoi ligjin më 30 gusht, e kritikoi atë duke e cilësuar si një mekanizëm që verifikimi të bëhet nga njerëz të besuar të kryeministrit dhe duke e akuzuar këtë të fundit se prishi konsensusin e 21 korrikut, duket se ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar mbi këtë ligj.
Ligji i vetting-ut është pjesa më e rëndësishme e zbatimit të reformës në drejtësi. Ai parashikon ndër të tjera krijimin e një misioni ndërkombëtar i cili do të mbikëqyrë procesin e testimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që aktualisht janë në detyrë, si dhe procesin e aplikantëve të rinj për këto pozicione./.tch/a.k