• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arlind Qori refuzon bashkimin me Shabanin dhe Lapajn: Na ndan oligarkia!

by A R
20/09/2024 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arlind Qori, kreu i “Lëvizja Bashkë”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se nuk ka asnjë plan të bëjë koalicion me parti të tjera, përfshirë partitë e Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt.

Qori tha se ajo që e ndan Lëvizjen Bashkë me këto parti, është oligarkia dhe fakti që oligarkët nuk denoncohen me forcë, siç bën partia që drejton ai.

“Parti të reja këtu krijohen çdo dy javë. Parti njerëzish që dalin nga parti të tjera. Dilet nga një parti dhe pastaj u kërkon bashkëpunim për koalicion të gjithëve dhe pas dy javësh i shan të gjithë. Situata është qesharake, katastrofike.

Lëvizja Bashkë ka disa kritere që na e pamundësojnë bashkëpunimin me ato parti që e kanë qeverisur Shqipërinë, apo kanë dalë nga parti që e kanë qeverisur Shqipërinë.

Kur vjen punë te partitë që përmendët (Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet), këtu kemi dy probleme, një është pak më sipërfaqësorë, jam pak skeptik për njerëz që kërkojnë të bashkëpunojnë edhe me mua edhe me Bashën, apo Alibeajn.

Tjetra, ka të bëjë më qëndrimin ndaj oligarkisë ekonomike. Ose evidentojmë problemin në tërësinë e vet, ose nuk ka sens të merresh me Ramën dhe Berishën dhe jo me ata që i financojnë dhe që vjedhin me zotin Rama dhe zotin Berisha. Të bësh këtë që bën lëvizja Bashkë ka rreziqe, më e dukshmja është përjashtimi nga media. Ne mbajmë kosto për këtë. Unë kam mbi një vit nuk marr ftesë nga Top Channel, Klan, ABC.
Në mediat në Shqipëri, ftohen çdo ditë 300-400 vetë, them si ka mundësi që nuk gjendet vend për përfaqësuesit e Lëvizja Bashkë?

Kjo ka të bëjë me qëndrimin tonë ndaj oligarkisë ekonomike dhe politikës. Nëse flet me çerek zëri ndaj tyre, ose ua ke frikën, ose kërkon të bësh ujdi me ta. Një njeri që do dorën time, nuk mundet që dorën tjetër ta mbajë rezervë për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Ramën, Bashën, etj.  Unë nuk kam besimin në momentin që flasim, se parti të tjera kanë këtë lloj konseguence. Deri tani nuk shoh partner të denjë për të shkuar përpara”, tha Qori.

/a.r

Next Post
VIDEO / Rama publikon pamjet e urës që po ndërtohet mbi lumin e Tiranës

VIDEO / Rama publikon pamjet e urës që po ndërtohet mbi lumin e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com