• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligji ‘Severino’, flasin hartuesit: Shenjat e gishtit dhe testi i drogës, kërkesa pa lidhje

by
25/09/2015 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji ‘Severino’, flasin hartuesit: Shenjat e gishtit dhe testi i drogës, kërkesa pa lidhje

Në mesin e debateve lidhur me ligjin e dekriminalizimit në Shqipëri, Antonino Gullo, këshilltari juridik i ish-ministres së Drejtësis italiane, Paola Severino dhe një ndër hartuesit e këtij ligji, tregon për fillesat e këtij ligji në Itali, funksionimin dhe rezultatet e arritura.

“Ligji Severino futet në një seri aktesh normative që ekzistojnë prej vitesh në legjislacionin italian. Duke nisur nga vitet ‘90 ka patur në fokus administratorët lokalë dhe rajonal, që përfshinte forma ndalimi dhe moslejimi për kandidadim në rast të një dënimi përfundimtar ose jopërfunditmar, në varësi të rasteve. Kjo gjë u bë për të ndaluar krimin e organizuar. Në fillim këto ishin llojet e krimeve që ishin të përfshira. Në vazhdim u zgjerua me anë të akteve normative duke përfshirë edhe vepra të tjera penale. Ligji i ashtuquatjur “Severino” ka zgjeruar fushën e përfshirjes edhe tek parlamentarët lidhur me moskandidimin. Është përfshirë në shtrirjen e një përforcimi të luftës kundër fenomenit të korrupsionit dhe objektivi është që të ndalojë për periudha të caktuara kandidimin e atyre që kanë kryer krime të përcaktuara”, thotë Gullo.

I pyetur se a ishte e nevojshme që në ligjin e ashtuquajtur “Severino” të përfshihej edhe marrja e shenjave të gishtave apo testi i droges, siç kërkohet në Shqipëri, Gullo është përgjigjur:

“Ligji Severino disiplinon moskandidimin e parlamentarëve dhe anëtareve të kabinetit qeverisës, nuk parashikon terma të identifikimit të përmendura nga ju, por duke patur një dënim të formës së prerë për nje subjekt të caktuar, natyrisht që vlerëson që këto subjekte tashmë janë identifikuar. Në këtë pikë, ligji nuk parashikon masa të tilla si ato që ju përmendet”, thotë ai.

Por sa mund të jetë i përshtatshëm një ligj i tillë në një tjetër vend, në këtë rast në realitetin shqiptar?

“Përsa i përket mundësisë për të transferuar në një tjetër vend pikat e ligjit Severino, mua më duket se nuk ka asnjë pengesë. Natyrisht që më pas do të bëhet fjalë për të adoptuar këtë akt me nevojshmërinë që kane ligjet e tjera. Dy aspektet me te lehta jane seleksionimi i krimeve per te cilat, pasi eshte dhene nje vendim denimi, vihet ne pune “moskandidimi” dhe koha e moskandidimit. Edhe në ligjin tonë është e përcaktuar që duhet të identifikohet subjekti, por tek ne fakti që kërkohet një vendim gjykate e përmbush këtë detyrim”, sqaron Gullo.

Gullo ka konfirmuar se qeveria shqiptare ka kontaktuar me hartuesit e ligjit “Severino” për t’u njohur më nga afër me specifikat e këtij ligji dhe mënyrën sesi ai mund të zbatohet në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare ka shfaqur interes lidhur me këtë ligj ekzistues në Itali dhe ka konsideruar që të lëvizë drejtë krijimit të një disipline ligjore, duke patur si bazë të ashtuquajturin “ligji severino”. Në kuadër të kësaj nisme, ka patur bisedime në këndvështrimin teknik përsa i takon ilustrimit të këtij ligji ekzistues në Itali dhe pikat kryesore të këtij ligji”, shprehet Gullo./ Top Channel

Next Post

Çështja “CEZ”, rrëfimi: Ismailaj më tha ‘jam mik i kumbarit të Shqipërisë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com