• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji i ri / Si do të taksohen këngëtarët që marrin mijëra euro nëpër lokale LIVE

by A R
06/02/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka më para pa fund ‘cash’, të ardhura të pajustifikuara e taksa që shmangen. Tatimet kanë nisur fushatën për ndërgjegjësimin e njerëzve të botës së artit e të industrisë krijuese për t’u fiskalizuar. Detajet se si duhet të veprojnë artistët…

Shqipëria është ndër të paktat vende ku artistët nuk tatohen për fitimet që realizojnë, edhe pse ligji ua njeh këtë detyrim. Për këto shuma në mijëra euro, që shpesh sigurohen edhe nga një natë e vetme (kryesisht këngëtarët) nuk paguhet asnjë taksë.

Administrata tatimore duket se po angazhohet që t’i japë fund evazionit fiskal në këtë industri.

Si hap të parë, ajo ka nisur me njoftimin kundrejt këtyre individëve apo subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fushën e artit që të bëjnë vetëdeklarimet dhe të paguhen detyrimet përkatëse sipas ligjit.

Sipas tatimeve, nëse detyrimet nuk përmbushen, atëherë strukturat hetimore do të nisin kontrollet dhe verifikimet për të përmbushur detyrimet.

“Bazuar në nenin 6, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, duhet të bëhet i identifikueshëm duke u regjistruar e duke u pajisur me numrin unik të identifikimit (NIPT), apo të deklarojë të ardhurat e realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, bazuar në nenet 8, 13 dhe 16 të ligjit, nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe nenit 10 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar dhe të kryejë shlyerjen e detyrimit mbi të ardhurat, sigurimin e punonjësve etj.”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas saj, të gjithë operatorët ekonomikë, persona fizikë, juridikë apo profesione të lira në fushën e ekonomisë së artit dhe industrisë krijuese, janë objekt i këtij ligji, raporton “Monitori”.

“Administrata tatimore ka konstatuar së fundmi se një pjesë e mirë e këtij sektori, që janë subjekt i ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” i është përgjigjur thirrjes së saj në lidhje me detyrimet tatimore që rrjedhin ndaj tyre në funksion të zhvillimit të aktivitetit të tyre ekonomik dhe është e gatshme të këshillojë në çdo kohë, të gjitha entet apo individët të cilët dëshirojnë të formalizohen dhe të kontribuojnë në procesin e luftës ndaj evazionit fiskal”, thotë administrata tatimore.

Për fiskun, ekonomia e artit apo ajo e industrisë krijuese nuk mund të trajtohen në mënyrë të diferencuar nga veprimtaritë e tjera ekonomike, ndaj dhe formalizimi i tyre do të jetë pjesë e punës së përditshme.

2 milionë lekë në vit, ja çfarë duhet të bëni…

Tatimet sqarojnë se artistët, aktivitetet e tyre që kryejnë qoftë brenda apo jashtë vendit, duhet t’i kenë të evidentuara dhe të justifikuara, qoftë përmes kontratave të rregullta apo edhe faturave. Në dëshirën e tyre, sqarojnë tatimet, mbetet funksionimi si ent ekonomik, çka nënkupton detyrimin për t’u pajisur me NIPT.

Por, nëse të ardhurat që këta individë realizojnë në një vit janë më të larta se 2 milionë lekë atëherë ata do të detyrohen që të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.

“Individët, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme prej 2 milionë lekësh dhe më shumë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave pranë administratës tatimore.

Deklarues të të ardhurave individuale vjetore janë edhe tatimpaguesit jorezidentë, të cilët krijojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë. Këta individë dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave në rrugë elektronike, jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason, për të cilën bëhet deklarimi. Deklarata individuale vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e identifikimit personal, i cili shërben si kodi fiskal i individit. Tatimi që individët (përfshirë artistët, këngëtarët, etj.) llogarisin dhe paguajnë është 15%. Për individët që realizojnë këtë shumë të ardhurash, legjislacioni nuk njeh shpenzime të zbritshëm (ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat’, i ndryshuar”. /b.d

Next Post
VIDEO/ Kur Dritëroi këndonte popullore… “S’të mora për punë, por për muhabet”

VIDEO/ Kur Dritëroi këndonte popullore... “S’të mora për punë, por për muhabet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

June 11, 2026
Pas konflikteve: Momenti i papritur mes Taylor Swift dhe Kylie Jenner bëhet viral

Pas konflikteve: Momenti i papritur mes Taylor Swift dhe Kylie Jenner bëhet viral

June 11, 2026
Irlanda si “derë e pasme” drejt Britanisë, trafikantët reklamojnë kalime të paligjshme në TikTok

Irlanda si “derë e pasme” drejt Britanisë, trafikantët reklamojnë kalime të paligjshme në TikTok

June 11, 2026
Meksikë-Afrikë e Jugut, publikohen formacionet e sfidës hapëse të Botërorit

Meksikë-Afrikë e Jugut, publikohen formacionet e sfidës hapëse të Botërorit

June 11, 2026
Heqja e “Non Grata”-s për Berishën, koordinatori i PD-së: Supermashtrim! Mund t’i kenë dhënë vizë, por…

Heqja e “Non Grata”-s për Berishën, koordinatori i PD-së: Supermashtrim! Mund t’i kenë dhënë vizë, por…

June 11, 2026
Nga Ronaldo te Messi, kush janë dhjetë futbollistët më të pasur në Kupën e Botës

Nga Ronaldo te Messi, kush janë dhjetë futbollistët më të pasur në Kupën e Botës

June 11, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Çfarë janë “waivers”? Përjashtimet që SHBA mund t’u japë edhe personave “non grata”

June 11, 2026
VIDEO! Botërori i futbollit ngre siparin, ndiqni ceremoninë e hapjes

VIDEO! Botërori i futbollit ngre siparin, ndiqni ceremoninë e hapjes

June 11, 2026
Kush janë lojtarët më të ‘moshuar’ që kanë luajtur në Kupën e Botës?

Kush janë lojtarët më të ‘moshuar’ që kanë luajtur në Kupën e Botës?

June 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Qeveri teknike. E kërkon Berisha, ndaj s’do ndodhi!

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In