Ligji i ri për prokurorinë, i cili pritet të miratohet në fillim të sesionit të ri parlament, zhbën autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e kthyer atë në një sekretar apo menaxher.
Drafti që mban autorësinë e ekspertëve të misioneve të SHBA-BE dhe të atyre shqiptarë i heq kryeprokurorit pushtetin mbi degët e prokurorisë, mbi fatin e dosjeve dhe prokurorëve, duke i dhënë rëndësi pavarësisë së brendshme të prokurorëve. /shqiptarja.com/r.a