• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji i ri/ Ja si do të llogaritet taksa e re për shtëpitë dhe pronat

by Java News
12/10/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka gati formulën e llogaritjes së taksës së re të pronës, që do të nisë të zbatohet nga 1 janari 2018. Pas miratimit të ligjit, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse, por do të llogaritet mbi çmimet fiskale që janë në fuqi.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në konferencën e djeshme për shtyp konfirmoi se taksa e pronës do të llogaritet në përqindje me referencën e vlerës së tregut të shtëpive. Ministri Ahmetaj garantoi se nuk do të ketë nivel të diferencuar të taksës për shtëpitë e dyta, por nuk dha detaje për përqindjen e taksës së re, shkruan panorama

Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se skema e TVSH-së për biznesin e vogël ka si qëllim formalizimin e tregut. Ministri garantoi se biznesit nuk i rriten kostot administrative dhe se nuk do të ketë rritje të çmimeve për qytetarët.

TAKSA E RE E PRONËS

Taksa e shtëpive nuk do të jetë më fikse, por nga 1 janari 2018 do të llogaritet në përqindje mbi vlerën e tregut të shtëpive. Qeveria ka gati formulën e llogaritjes, në të cilën nuk do të ketë diferencim për shtëpitë e dyta.

“Ministria e Financave e ka të detajuar draftin dhe nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpinë e dytë. Formula është, nga fikse në referencë të vlerës. Për shembull, në rast se një shtëpi u është referuar gjithmonë çmimeve minimale fiskale dhe mbi të është vendosur për lehtësi një taksë fikse, tani do të fillojmë të kalojmë në nivelin e vlerës reale të shtëpisë. Për shembull, shtëpia juaj nuk është 800 euro/m² sa është çmimi minimal fiskal, por në fakt është 1200/m² euro në bazë të transaksioneve dhe përqindja e taksës do të jetë mbi vlerën reale”, u shpreh Ahmetaj.

Por që taksa e re të zbatohet, është i nevojshëm përfundimi i kadastrës fiskale dhe projekti fillimisht do të nisë më 1 janar, si pilot për bashkitë Tiranë, Fier, Durrës dhe Korçë. Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se kadastra përfundon brenda dy vjetësh.

“Është një proces që nuk do të bëhet që më 1 janar i tillë, por më 1 janar do të fillojë. Besoj se brenda dy viteve do të kemi një kadastër solide fiskale, që do të jetë në favor të vërtetësisë së vlerës së pronës, por edhe të pushtetit vendor për të tërhequr të ardhurat që i takojnë. Mos harroni që ne mbledhim sot pak më pak se 0,3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, jemi shumë larg niveleve normale që janë deri në 1 për qind të PBB-së për taksë”, tha Ahmetaj.

BIZNESI ME TVSH

Skema e TVSH-së për biznesin e vogël nuk do të rrisë kostot e biznesit. Ministri Ahmetaj shpjegoi se skema ka si qëllim formalizimin e ekonomisë dhe nuk rrit çmimet.

“Nuk ka rritje të kostos dhe rritje çmimesh, dhe TVSH-ja nuk ka lidhje vetëm me formalizimin e ekonomisë, por edhe do të rrisë punësimin, sepse formalizimi sjell punësim. Formalizimi do të bëhet pa asnjë rritje çmimi, sepse 20 për qindëshi është në kosto të çmimit final dhe çmimin final e vendos tregu. Në ndonjë biznes informal, i cili mund të ketë jetuar deri tani për shkak të mospagimit të taksës, do të detyrohet të axhustojë sjelljen, por nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe të kostos administrative, e cila do të jetë minimale. Të jeni të bindur se në terrenin fiskal ka shumë sipërmarrje që pretendojnë se janë nën xhiron 5 milionë lekë, por në fakt janë 2-3 herë më shumë se 5 milionë. Kjo është pabarazi, deformim, dëm i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve dhe nuk mund të tërheqësh investime të huaja nëse ke këtë deformim në treg”, tha Ahmetaj.

Ministri i Financave sqaroi se TVSH-ja do të deklarohet 1 herë në 3 muaj, dhe nga skema përjashtohen zejtarët. “Për biznesin e vogël do të kemi deklarim të thjeshtëzuar një herë në tre muaj. Ministria e Financave po harton draftin dhe po kujdeset që zejtarët dhe tregjet formale të bashkive të mos jenë pjesë e skemës së shtrirjes së TVSH-së, por të trajtohen ndryshe”, shpjegoi ministri.

a.ç

 

Next Post
Hasmëritë e bandës së Lushnjes dhe atentati me dy viktima, ja pistat ku po heton policia

Hasmëritë e bandës së Lushnjes dhe atentati me dy viktima, ja pistat ku po heton policia

Comments 2

  1. Ilda says:
    8 years ago

    Une personalisht jam pro vendosjes se TVSH. Ul direct informalitetin. Dhe nese trajtohet ne me nyren e duuhur nuk sjell as rritje cmimesh. Pra me nje strategji te mire kjo nuk do ti bjere ne qafe bizneseve te ndershme as qytetareve por vetem informalitetit

    Reply
  2. fuat says:
    8 years ago

    Te pasurit nje prone ka disa kosto dhe kjo eshte nje prej tyre. Sic ka nje vlere te madhe si pasuri, dhe sic do pasuri tjeter ajo duhet te tatohet, gjithmon sipas vleres qe ajo pasuri ka ne treg.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

February 5, 2026
Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

February 5, 2026
Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

February 5, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In