• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji i ri/ Bashkitë mund të rrisin deri në 30 % taksën për biznesin e vogël

by A R
28/04/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksat e pasurisë së paluajtshme për bizneset e vogla mund të rriten me 30%, në rast se Bashkitë do ta gjykojnë të nevojshëm një rritje të tillë.

Me ligjin e ri të financave vendore, bashkitë në Shqipëri do të kenë të drejtë të ndryshojnë taksën e pasurisë së paluajtshme për bizneset, duke e rritur deri në 30%. Më parë, bashkitë kishin të drejtë të ulnin këtë taksë me 30% dhe ta rrisnin me 10% për bizneset dhe ta ndryshonin +/-30% për individët. Në këtë mënyrë është unifikuar hapësira që kanë bashkitë për ndryshimin e kësaj takse.

Ndryshimet janë miratuar tashmë në Komisionin e Ekonomisë. Në nenin 12 është shtuar pika 5 me këtë përmbajtje “Për taksën e pasurisë së palujatshme këshilli bashkiak vendos nivelin e taksës në kufijtë plus 30 per qind dhe minus 30 për qind  të taksës për kategorinë përkatëse.

Në pikën 3 të nenit 21 fjalia “ndërsa për tatimimpaguesit e biznesit të vogël, kufijtë plus 10 për qind dhe minus 30 për qind  të ligjit nr.9632 datë 30.10.2016 për sistemin e taksave vendore i ndryshuar shfuqizohet .

Ligji aktual për taksat vendore specifikonte se “Këshilli bashkiak ose komunal vendos për nivelin e taksës, që do të zbatohet për çdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në anekset 1 e 2, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse. Ndërsa për tatimpaguesit e biznesit të vogël kufijtë janë plus 10/minus 30 për qind”.

Ndryshimi u bë pas kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar me miratuar dje projektligjin për financat e qeverisjes vendore. Me anë të këtij projektligji synohet të rritet autonomia fiskale vendore me anë të sigurimit të sa më shumë burimeve të financimit.

Projektligji është hartuar, diskutuar dhe konsultuar me grupet e interesit gjatë periudhës shkurt 2016 – shkurt 2017. Gjatë kësaj periudhe, njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqatat e tyre, ekspertë të financave vendore, 2 ekspertë të shoqërisë civile dhe ekspertë dhe konsulentë me përvojë nga USAID-i, qeveria zvicerane, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian kanë dhënë kontributet dhe rekomandimet e tyre për përmirësimin e politikave dhe instrumenteve të propozuara nga ky projektligj. Këto rekomandime janë diskutuar gjerësisht nga grupi i punës për hartimin e projektligjit dhe ekspertë të ministrisë së financave./Monitor/a.m.

Next Post
Sukth/ Ekzekutohen me armë në makinë 2 persona, njëri ish-shef policie i akuzuar për vrasjen e Gaz Çollakut

DETAJET/ 27-vjeçari Dautaj lëvizte me eskortë, si i shpëtoi policisë viktima tjetër Dalipaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com