• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji/ Qeveria detyron biznesin e vogël me TVSH dhe OJF-të të hapin llogari bankare

by Java News
25/01/2019 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria vendos detyrim ligjor për subjektet e biznesit të vogël, të cilët kanë kaluar tashmë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), por edhe për Organizatat Jo-Fitimprurëse, që të hapin llogari bankare në emrat e tyre. Përndryshe do të marrin gjoba. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur një projektligj, që nuk ka kaluar ende në shqyrtimin e Këshillit të Ministrave, pikërisht për të vendosur një rregull të ri edhe në këtë fushë. Ai parashikon të bëjë shtesën përkatëse në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ndryshimi- Sipas ministrisë, në këtë ligj duhet përfshirë edhe kjo klauzolë: Tatimpaguesit me status “person fizik tregtar” të regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, tatimpaguesit me status “person juridik”, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë, si dhe organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/organizatës të regjistruar. Ndërkohë parashikohet që mos të jenë subjekte të këtij detyrimi, tatimpaguesit, persona fizikë tregtar të cilët realizojnë qarkullim vjetor, rrjedhimisht edhe qarkullim të parasë fizike, në vlera të ulta. Për këtë arsye, është marrë për referencë, kufiri i regjistrimit për përgjegjësinë tatimore: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Sanksionet- Në mungesë të zbatimit të kësaj kërkese ligjore, parashikohen sanksione të caktuara. Subjektet që do ta kenë këtë detyrim, në rastin kur nuk disponojnë llogari bankare për transaksionet që kryejnë, dënohen si më poshtë. Tatimpaguesit me status “person fizik tregtar”, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar,me qarkullim deri në 8 milionë lekë, gjobënë masën 50 mijë lekë; tatimpaguesit me status “person juridik” pavarësisht nga qarkullimi, si dhe tatimpaguesit mestatus “person fizik tregtar” me qarkullim mbi 8 milionë lekë, gjobë në masën 100 mijë lekë.

Ndërsa organizatat jofitimprurëse, gjobë në masën 75 mijë lekë. Sipas ndryshimeve të planifikuara, në rast se subjekti nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen edhe pas denimit si më sipër, ai do të dënohet me dyfishin e gjobës së parë. Subjektet e regjistruara rishtaz, duhet të hapin llogarinë bankare jo më vonë se 20 ditë kalendarike pas regjistrimit ne QKB/administratën tatimore. Kurse subjektet që janë të regjistruara në QKB/administratën tatimore, duhet te hapin llogarinë bankare jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Arsyetimi- Në argumentimin e ministrisë, thuhet se ky projektligj ka si qëllim adresimin e një prej rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (Moneyval), të Këshillit të Evropës, lidhur me përdorimin e parasë fizike dhe reduktimin e ekonomisë informale. Në kuadër të procesit të vlerësimit nga Komiteti Moneyval i Këshillit të Evropës, me publikimin e Raportit të vlerësimit, Shqipërisë i është lënë një vit kohë për përmbushjen e Rekomandimeve dhe adresimin e problematikave të evidentuara në Raport.

Raporti synon vlerësimin e përputhshmërisë të kuadrit ligjor e rregullativ në vend, për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, me 40 Rekomandimet e FATF, të cilat njihen si standart detyrues e unifikues në rang botëror për këto çështje. Në datën 4 shtator 2018, Komiteti për Bashkërendimin e Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP), nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ka miratuar planin e veprimit, duke caktuar për çdo masë afate dhe institucione përgjegjëse.

Një ndër masat e parashikuara në kuadër të këtij plani, lidhet me reduktimin e ekonomisë informale dhe përdorimit të parasë fizike nga personat fizikë/juridikë tregtarë. Për këtë qëllim, duke adresuar njëkohësisht rekomandimet e Komitetit Moneyval, propozohet të sanksionohet në ligjin për procedurat tatimore, detyrimi i të gjithë tatimpaguesëve persona fizikë/juridikë, përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse për të pasur llogari bankare biznesi.

a.cupaj

Next Post
‘Mysafiri i paftuar’ sulmon gruan

'Mysafiri i paftuar' sulmon gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In