• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji që prek kryeministrat dhe ministrat, Berisha tregon kur do dorëzohet nisma në parlament

by Java News
28/10/2022 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën për shtyp, kryetari i PD, Sali Berisha u pyet për dorëzimin e ligjit që përjashton kryeministrat dhe ministrat nga parashkrimet penale. Ai tha se ligji është gati dhe do të paraqitet para gazetarëve ditën e hënë, ndërsa gjatë javës do depozitohet në parlament. Ish-kryeministri tha se ligji do të bëjë kryeministrat dhe ministrat që në largimin nga detyra, do të jenë të prekshëm nga ligji.

Sali Berisha: Do të ishte sot këtu para jush, por dolën çarterat e Edi Ramës që bënë lajm botëror dhe e kuptoni vetë që lajmi është magnet, ta prish axhendën. Absolutisht ligji është gati dhe para se të dorëzohet do paraqitet para jush dhe pastaj do dorëzohet. Të hënën do paraqitet para jush dhe javën në vazhdim do dorëzohet në parlament. Do loboj fuqishëm. Nuk e bëj për asgjë por me ndërgjegjen dhe bindjen më të thellë se pa këtë ligj ky vend po shkatërrohet nga korrupsioni dhe se ky ligj, ju e dini, në vitin 2012 ne hoqëm imunitetet për korrupsionin, siç e dini pas një beteje të gjatë në parlament.

Mirëpo heqja e imuniteteve nuk ka prodhuar ndonjë efekt se e ka futur drejtësinë në xhep. Atëherë kam menduar se për t’i bërë të përgjegjshëm dhe për t’i detyruar që t’i thërrasin mendjes atyre kryeministrave dhe ministrave që vjedhin pasurinë publike, do të vëmë një nen për parashkrimin që kur të ikë nga kryeministër dhe të pushojë së kontrolluari drejtësinë, të rriten shanset për shqiptarët që ai të dalë para ligjit, se përndryshe, pa atë nen, e ka bërë Arben Ahmetaj.

Më tej, kryetari i PD, duke marrë shembull rastin në fjalë, tha se kjo do t’i japë fund vjedhjeve. Berisha shtoi se ligji është i nevojshëm për të paktën 20-30 vitet e ardhshme, duke e cilësuar si emergjent.

Sali Berisha: Tani këto do marrin fund, edhe mbrapa hënës po shkove, do jesh për 20 vite mbrapa përgjegjës për vjedhjen që ke bërë. Nuk mund të them se nuk bie pak ndesh me parimin e përgjithshëm të parashkrimit, që është parim, por mund të them se për kushtet shumë të veçanta të Shqipërisë, ku kemi të bëjëm me sistemin më të korruptuar në Europë dhe ndër më të korruptuarit në botë, ky ligj është emergjencë të paktën 2-3 dekadash sa ky vend të mund të shpëtojë nga kjo sëmundje e tmerrshme.

/s.f

Next Post
Tanket zbresin në rrugët e Selanikut, Greqia mban paradën e madhe ushtarake

Tanket zbresin në rrugët e Selanikut, Greqia mban paradën e madhe ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In