• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i pronave, ish-pronarët letër Komisionit të Venecias: Na ndihmoni!

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shoqata “Pronësi me Drejtësi” i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Venecias në prag të shprehjes publike të opinionit të saj ndaj kërkesës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare lidhur me ligjin e ri të pronave.

Shoqata po ndjek me shqetësim iniciativat e fundit legjislative të ndërmarra nga autoritetet shqiptare në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të shpronësuar me forcë. Konkretisht, në janar të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr 133/2015 “Për trajtimin e pronave dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronave” (përmendur më tej si: “Ligji nr 133/2015”), thuhet në letër.

Ku shtohet se “Ne shpresojmë se Komisioni i Venecias do të vendosë të organizojë një vizitë në Shqipëri para miratimit të Opinionit Amicus Curiae në tetor 2016, për shkak se ne e konsiderojmë këtë vizitë një mundësi shumë të rëndësishme për të ndarë me anëtarët e grupit të punës të mandatuar në këtë kuadër shqetësimet tona në lidhje me ligjin e ri nr. 133/2015”.

Ekspertiza e prodhuar nga Komisioni i Venecias në të dy opinionet e tij të mëparshme – edhe pse e hartuar prej më shumë se një dekade – është përsëri si relevante, ashtu edhe adekuate për të adresuar çështjet e ligjshmërisë, qëllimit legjitim, ekuilibrit të drejtë dhe proporcionalitetit të kufizimeve të përsëritura, të imponuara rishtazi me anë të ligjit nr 133/2015. Gjendemi në këto kushte për shkak se çështjet që priten të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e ri Nr 133/2015 janë identike me çështjet që janë dashur të shqyrtohen nga kjo gjykatë që prej miratimit të Ligjit të Pronave të vitit 2004. Duke pasur parasysh këto fakte jemi shumë të habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar një opinion të ri në lidhje me çështjet e “vjetra”, theksojnë anëtarët e shoqatës.

Nga ana tjetër, Shoqata thekson se shpreson që Gjykata Kushtetuese të vendosë në këtë rast t’a zgjerojë fushën e saj të kontrollit edhe në të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me dhunë dhe të plotësojë me përmbajtje masat e përgjithshme të përshkruara nga GJEDNJ-ja në Vendimin e saj pilot në lidhje me rastin e Manushaqe Puto dhe të tjerë k. Shqipërisë. Ne dëshirojmë që kjo Gjykatë t’a bëjë këtë duke lexuar në një mënyrë koherente ekspertizat (e kaluara dhe atë të ardhshme të) Komisionit të Venecias.

Ankesat
Sipas pronarëve, ligji përmban shkelje të rënda të normave bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, por edhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilën Shqipëria e ka nënshkruar dhe duhet t’i përmbahet.

Së pari, metodologjia e vlerësimit të pronës sipas Ligjit të ri nr. 133/2015 paraqet ndryshime me efekte prapavepruese, jo vetëm në të drejtat e pronësisë të mishëruara në vendimet përfundimtare më të hershme, por bie në kundërshtim me pritshmëritë legjitime të pronarëve, të rrjedhura prej legjislacionit të mëparshëm, në mënyrë të veçantë prej Ligjit Nr. 9235 i datës 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”.

Nga ana tjetër, sipas pronarëve, ligji i ri prezanton konceptin e “përfitimeve të zbritshme”. Siç është shpjeguar si në nenin 6 § (6) ashtu edhe në nenin 21§ (4) të këtij ligji, shprehja “përfitimet e zbritshme” zbatohet për të gjitha pronat që janë në mënyrë efektive në zotërim të kërkuesve bazuar në vendimet përfundimtare dhe të detyrueshme që janë dhënë në favor të tyre. Kjo zbatohet edhe në lidhje me parcelat e tokës të cilat u janë kthyer pronarëve – pjesërisht – nga vendimet e mëparshme.

Sipas shoqatës, qasja e autoriteteve favorizon palët e treta, sepse ndërsa kërkuesit në njërën anë janë pothuajse të detyruar që të pranojnë shpronësimin e detyrueshëm të pronave të tyre sipas kushteve tejet kufizuese të Ligjit të ri nr 133/2015, palët e treta në anën tjetër nuk janë penguar nga e drejta e tyre për të kërkuar pronësinë mbi parcelat e tokës – ku ndërtesat në pronësi të tyre janë të vendosura – në bazë të dispozitave përkatëse të Kodit Civil mbi afatin e parashkrimit. Autoritetet nuk kanë marrë parasysh faktin, se këto parcela të tokës de jure u përkasin kërkuesve.

ma.me

Next Post
Përkthyesja gjermane: SHIK-u i Berishës më i keq se Sigurimi i ’88-ës

Përkthyesja gjermane: SHIK-u i Berishës më i keq se Sigurimi i ’88-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

January 25, 2026
Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

January 25, 2026
Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

January 25, 2026
”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

January 25, 2026
Shpëtohen 255 klandestinë në Mesdhe

50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar

January 25, 2026
“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

January 25, 2026
Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

January 25, 2026
Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë: Jetojmë me frikë se kur do varemi

EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?

January 25, 2026
Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In