• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse u miratua ligji për trajtimin e veçantë financiar të minatorëve

by Ilir Beqaj
27/12/2020 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Miniatura e videos

Nga Ilir Beqaj

Në vitin 2000 është miratuar një ligj për një trajtim të veçantë financiar të personave që kanë punuar nëntokë. Në vitet 90-të industria minerare u tkurr shumë, ndërsa për minatorët nuk ishte e klehtë të gjenin punë në zanate të mbitokës. Ligji mori përsipër të ndihmojë rreth 5500 vetë. Në momentin e miratimit, ligj akordoi një përfitim mujor 58 mijë lek dhe e drejta e përfitimit gëzohej nëse përfituesi nuk kryente aktivitet tjetër ekonomik.
Por ai ligj pati dy të meta. · Nuk mundësoi që trajtimi financiar mujor të indeksohej sipas inflacionit. · Periudha e përfitimit (ndërkohë që nuk mund të punosh) nuk njihet vjetërsi për efekt pesnioni pleqërie. Me kalimin e viteve, njerëzit filluan të punonin, qoftë për të jetuar, qoftë për të siguruar vjetërsinë në punë.
Por vazhduan të marrin edhe trajtimin e veçantë.
Erdhi një moment që shteti filloi të jetë më funksional, u ndërtuan disa baza të dhënash, u kryqëzua informacioni. Të gjithë ata persona, të cilët rezultoi se edhe kishin përfituar trajtim të veçantë, edhe kishin punuar, u detyruan të jenë debitor dhe kthejnë lekët muaj pas muaji. Në vitin 2014, mazhoranca jonë, në përmbushje të angazhimeve elektorale të vitit 2013, miratoi ligjin për pensionet e punonjësve të nëntokës. Që nga ai moment kjo anomali nuk ndodh më.
Por ka jo pak punonjës nëntoke që janë ende debitorë dhe që u mbahen çdo muaj të holla nga pensioni. Këtë shqetësim ma ngritën në muajin tetor përfaqësues të ish minatorëve në Pukë. Të gjithëve bashkë në të gjithë vendin u kanë mbetur rreth 650 mijë dollarë për të kthyer. Duke qënë se vetë ligji burim i vitit 2000, ka patur disa mangësi; Duke qënë se kësti mujor i pensionit pakësohet nga shuma që u mbahet çdo muaj; Propozova një projektligj që përcakton që detyrimet e mbetura të falen. Të mërkurën, në 23 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me votë dhe e ktheu në ligj.
Next Post
FOTOT/ Media angleze “e çmendur” pas polices bionde në Kosovë

FOTOT/ Media angleze "e çmendur" pas polices bionde në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In