Në një dalje publike për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-Petrit Vasili ka thënë se LSI do të votojë kundër ligjit për Teatrin .
“Është pikërisht ligji për Teatrin, ligj i cili, po informojmë paraprakisht opinionin publik që Grupi Parlamentar i LSI-së do ta votojë tërësisht kundër dhe ky është një vendim unanim i grupit dhe shumë i motivuar, pasi lidhur me këtë ligj e vetmja gjë që mund të thuhet fare thjesht, është që në Shqipëri nuk mbizotëron dhe nuk sundon shteti i së drejtës”, ka shpjeguar ai.
Vasili tha se LSI do të vazhdojë të mbështesë protestën kundër prishjes së teatrit. /b.d