Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në 25 mars një takim në zyrë Taulant Ballën dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, në lidhje me ligjin për referendumin. Në fokus ka qenë strategjia e komunikimit, në lidhje me këtë ligj.

Pjesë e këtij takimi ka qenë gjithashtu zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministrja për Shtetin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Pas kësaj, Rama ka zhvilluar një takim edhe me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Pritet që t’i bëhet një analizë kësaj ministrie.

Kujtojmë se një ditë më herët, në një konferencë për mediet, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se nevojitet një ligj i posaçëm për referendumet, duke njoftuar se mazhoranca ka punuar në këtë drejtim dhe se ka përgatitur edhe draftin.

“Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ja nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative, me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar”, bëri me dije Balla, duke e cilësuar referendumin “ushtrim të drejtpërdrejtë të sovranitetit të popullit”.

Sipas kreut të grupit mazhoritar, ky proces nuk duhet të marrë më shumë se 3 muaj. Ndërkohë, u shpreh se do të vijojnë konsultimet si në Tiranë ashtu edhe në qytetet e tjera.

Gjithashtu, Balla deklaroi se vizioni i qeverisë socialiste është që numri i deputetëve në Kuvend të shkojë nga 140 që është aktualisht, në 101. “Mendojmë se një numër më i vogël i anëtarëve në Kuvend e bën jetën parlamentare më efikase, që nënkupton më shumë ekspertizë e ndarë në sektorët jetikë”, argumentoi ai.

Ndërsa për ligjin për referendumin, Balla u bëri ftesë kundërshtarëve politikë që të ulen bashkë për të diskutuar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.