• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji “Për Ministrinë e Drejtësisë”, Vasili: Nuk mund të bëhemi postierë

by A R
15/03/2017 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në ligjin “për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” janë shoqëruar me debate të mërkurën në komisionin e Ligjeve.

I pranishëm në komision, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili kërkoi që të rregullohet roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në raport me ministrinë.

Ndryshimet e propozuara, që vijnë në zbatim të reformës në drejtësi, parashikojnë mes të tjerash, që kompetenca për të filluar procedimin disiplinor i njihet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa Ministrisë së Drejtësisë në këtë process i lihet si kompetencë vetëm paraqitja e ankesës.

Nisur nga kjo, ministri Vasili tha se ministria e Drejtësisë nuk mund të bëhet postë për të marrë ankesat dhe t’ía përcjellë më pas ato Inspektorit të Lartë.
“Duhet qe Ministria t’i filtrojë më parë, pasi rrezikohet kaos. Kur bëhen ndryshime mos mendoni për emrin e ministrit që është sot, por institucionit në të ardhmen. Nuk kemi kërkuar kontroll të dyfishtë, as në periudhën tranzitore dhe as më pas” u shpreh Vasili.

Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko vërejti se po krijojmë institucione kushtetuese dhe nuk mund ta largojmë ministrinë direkt nga kompetencat e saj. Të lëmë një periudhë të ndërmjetme që do të ndihmojë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, tha ai. Kjo periudhe tranzitore, sipas Majkos, do të shoqërohej me kompetenca të përbashkëta kontrolli nga dy institucionet.

Kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet në ligj lidhen me reformën në drejtësi. “Sado dëshirë të mirë të kemi, duhet të zbatojmë kornizat kushtetuese”, u shpreh ai. /b.d

Next Post
FOTOT e transformimit të Pazarit të Ri

FOTOT e transformimit të Pazarit të Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In