• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji për Gjykatën Kushtetuese/ Meta sërish kundër Kuvendit, e akuzon për transparencën

by Java News
29/02/2020 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta esht duke folur para mediave për të sjellë prova të reja siç tha ai të mashtrimeve të komisionit të ligjeve dhe Kuvendit për ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ai deklaroi se një sekt kriminal ka kontrollin e Kuvendit duke treguar se institucionet që citohen nga Kuvendi nuk kanë dhënë opinion ose kanë kundërshtuar ndryshimet në ligjin për GJK.

“Jam sot përsëri para jush për të paraqitur prova të reja të mashtrimeve skandaloze të komisionit të ligjeve dhe kuvendit të Shqipërisë lidhur me konsultimet dhe mbështetjen që ka marrë për ligjin antikushtetues të pushtimit për Gjykatës Kushtetuese nga sekti kriminal që ka kontrollin e institucionit të Kuvendit.

Më 12 shkurt 2020 ka miratuar ligjin për të ndryshuar formatin e betimit. Jemi sot për të demaskuar falsifikime të tjera të këtij kuvendit.

Në raportin e komisionit të datës 6 shkurt 2020 kur është shqyrtuar ky projektligji, relatohet se projektligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është përcjellë për dijeni disa institucioneve, dhe natyrisht dhe ministrisë së padrejtësisë. Komisioni i ligjeve citon se paralelisht me dhënien e mendimeve është ngritur dhe një grup pune me asistencën e EUralius. Presidenti i Republikës më 11 shkurt 2020 i kërkoi informacion zyrtar të gjitha institucioneve të sipërcituara për të ditur mendimin e tyre të vërtetë për këtë projektligj. Deri më tani janë administruar këto përgjigje. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kthyer një përgjigje të mrekullueshme Kuvendit dhe posaçërisht komisionit për çështjet ligjore.

KSHH ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj bazuar në argumente kushtetuese e ligjore. KSHH ka vlerësuar se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formë të shkruar. Akti i betimit duhet të bëhet vetëm para Presidentit thekson KSHH. Shumë mirënjohje për KSHH dhe shumë keqardhje për relatuesit që thonë se kanë marrë mbështetje.

Shkolla e magjistraturës nuk ka shfaqur opinion ligjor, pra një mashtrim tjetër i Kuvendit. Kryetari i KED dhe ai thotë se nuk ka pasur dijeni për të dhënë mendim për nismën. Instituti i Studimeve Politike i ka kthyer pres këtë përgjigje ku informon se është ftuar për të dhënë opinionin e tij në mënyrë elektronike ku është shprehur kundër. Thellon krizën dhe ilegjitimitetin e këtyre institucioneve.

KLGJ ka kthyer këtë përgjigje ku informon se KLGJ-së nuk i është kërkuar dhënie opinioni për ligjin për GJK dhe nuk ka dhënë opinion as me shkrim e as verbal. Një gënjeshtër tjetër. KLP ka kthyer këtë përgjigje: për pr.ligjin nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi në adresë të KLP.

Qendra Respublica, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës së madhe të punëve. prapë një gënjeshtër tjetër e Kom të ligjeve dhe Kuvendit.

Soros për shkak të pamundësisë kohore për t’iu përgjigjur, nuk i ka kthyer mendim”, deklaroi Presidenti.

 

Next Post

Kur Vito Kapo hidhte dyshime për vdekjen e Hysniut dhe debatonte me Enverin e Nexhmijen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

November 14, 2026
Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

November 14, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

November 14, 2026
20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit

November 14, 2026
Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

November 14, 2026
Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyllura

November 14, 2026
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta në Mirditë, në pranga 23-vjeçari, i vëllai ende në kërkim

November 14, 2026
VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

VIDEO/ Asambleja e PS-së në Lalëz, mbërrijnë ministrat dhe deputetët

November 14, 2026
S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

S’ka kuorum në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca për projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In