• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Zaev i pashqetësuar nga kërcënimet e opozitës

by A R
18/01/2019 15:47
Deputetë të VMRO DPMNE pas kryetarit të partisë së tyre Hristijan Mickoski. Foto arkiv MIA.

Deputetë të VMRO DPMNE pas kryetarit të partisë së tyre Hristijan Mickoski. Foto arkiv MIA.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sinisa Jakov Marusic

Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë u bë të enjten institucioni i parë që filloi të zbatojë dispozitat e Ligjit të ri për Përdorimin e Gjuhëve, i cili zgjeron përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

Ministria e ka zëvendësuar tabelën e saj në hyrje të ndërtesës me një tabelë me dy gjuhë, të shkruar në maqedonisht dhe shqip.

Sipas nenit 7 të ligjit, i cili u botua në gazetën zyrtare të martën – pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov – të gjitha institucionet shtetërore duhet të ndryshojnë tabelat e tyre në dy gjuhë, me emrat e tyre të shkruar me germa të barabarta në të dy gjuhët, por me shkrimin në maqedonisht të parin.

Kjo do të zbatohet edhe në disa ndërtesa komunale, si dhe për emrat e rrugëve, pikat e kalimit kufitar dhe aeroportet, nëse ato ndodhen në një zonë ku të paktën 20 për qind e popullsisë nuk janë maqedonas etnik.

Qeveria e Zoran Zaev duket e pa shqetësuar nga kërcënimet e opozitës se do ta çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, duke njoftuar se ai do të zbatohet plotësisht brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Ndryshimi do të dojë kohë dhe para

Pavarësisht kundërshtimeve politike, qeveria është e vendosur të zbatojë ligjin. Ndërsa kostoja totale e zbatimit të tij në të gjithë vendin ende nuk dihet, rreth 250,000 euro janë lënë mënjanë për një agjenci të re kombëtare që do të monitorojë dhe koordinojë zbatimin e ligjit.

“Agjencia do të ofrojë mbështetje për institucionet për përkthime dhe redaktimin e dokumenteve dhe do të promovojë përdorimin e gjuhëve të folura nga të paktën 20 për qind e popullsisë,” tha zëdhënësi i qeverisë Muamet Hoxha për Radion Europa e Lirë të enjten.

Përveç kësaj, Ministria e Drejtësisë do të marrë rreth 120,000 euro nga buxheti për të ngritur një inspektorat për përdorimin e gjuhëve që do të ketë të drejtë të gjobisë institucionet që nuk i binden ligjit.

Qeveria ka hedhur poshtë pretendimet e partisë opozitare VMRO DPMNE se ligji do të sjellë punësimin e padrejtë masiv të shqiptarëve etnikë në këto institucione.

Ajo këmbëngul se shumica e njerëzve që do të punojnë në zbatimin e ligjit të ri do të vijnë nga shërbimi civil aktual.

“Secili institucion duhet të analizojë më parë kapacitetet e veta dhe më pas, sipas kësaj, të ndërmarrë hapa për të përmirësuar kapacitetet e tyre ose burimet njerëzore, në mënyrë që ligji të zbatohet,” tha zëdhënësi i qeverisë Hoxha.

Ligji mund të përballet me një sfidë kushtetuese

Shumica parlamentare e udhëhequr nga Bashkimi Social Demokrat i Maqedonisë i Zaevit, SDSM, fillimisht e miratoi ligjin e ri të gjuhës në janar 2018.

Ajo këmbënguli se ligji ishte dispozita e fundit ligjore e mbetur që rrjedh nga Marrëveshja e Paqes e Ohrit e vitit 2001 që i dha fund një konflikti të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave maqedonase.

Ligji zgjeroi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin, në të cilin shqiptarët etnikë përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme prej 2,1 milionë banorësh, duke lehtësuar komunikimin në gjuhën shqipe me institucione si komunat, spitalet dhe gjykatat.

Ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2002 dhe ligji i mëparshëm për gjuhët tashmë e përkufizonte shqipen si një gjuhë zyrtare, por i dha asaj status zyrtar vetëm në zonat ku shqiptarët përbënin mbi 20 për qind të popullsisë lokale.

Kur presidenti Ivanov nuk pranoi të nënshkruante ligjin, duke këmbëngulur se ai ishte i dëmshëm për shkak se prezantonte dygjuhësinë, parlamenti thjesht përsëriti procedurën dhe e miratoi përsëri ligjin në mars të vitit 2018. Sipas partive në pushtet, presidenti tani e kishte detyrim ta nënshkruante ligjin, gjë të cilën ai nuk e ka bërë ende.

Pas disa muajsh pritje që ai të vepronte, kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, të martën, e publikoi ligjin në fletoren zyrtare, pa nënshkrimin presidencial, duke e bërë kështu aktiv ligjin.

Kryetari i parlamentit këmbënguli se po të mos kishte bërë këtë, ai do të ishte përgjegjës për mosrespektimin e ligjit.

Por publikimi i ligjit ka shkaktuar zemërim të parashikueshëm nga partia e krahut të djathtë VMRO DPMNE, e cila ka qëndruar në anë të presidentit, duke këmbëngulur se ligji i ri ishte i dëmshëm.

“Ligji për dygjuhësinë ka vrarë sundimin e ligjit në Maqedoni,” tha të enjten kryetari i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski.

VMRO DPMNE tha se po mendonte të ngrinte një padi kundër Zaevit dhe Xhaferit dhe po përgatitej gjithashtu të kundërshtonte ligjin përpara Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, ajo i bëri thirrje institucioneve qendrore dhe lokale që të bojkotojnë zbatimin e ligjit.

“Nëse krerët e institucioneve përballen me ndonjë presion për ta vënë në zbatim atë, komisioni ligjor i partisë VMRO DPMNE do të jetë në dispozicion të tyre për ndihmë ligjore ose ndonjë ndihmë tjetër,” tha partia të mërkurën.

Një gjyqtar në pension i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, tha se publikimi i ligjit pa firmën e presidentit ishte i gabuar.

Kishte “një argument të qartë se është shkelur kushtetuta”, tha ai, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese tani duhet të anulojë ose të pezullojë përkohësisht zbatimin e ligjit.

“Nëse gjykata i qëndron parimeve të saj, jam i sigurt se ajo do të nisë një procedurë gjyqësore,” tha Ivanovski.

Ndërkohë, partitë në pushtet i janë përgjigjur me një kundër-argument akuzave të VMRO DPMNE-së se ligji dëmton unitetin kombëtar duke futur dygjuhësinë, duke u shprehur se ligji i ri në fakt do ta bëjë vendin më të bashkuar.

Artan Grubi, një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrimin në pushtet, BDI, një parti etnike shqiptare, tha se ligji i ri kishte “përfunduar pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit dhe tani ne mund të vazhdojmë të zhvillojmë kohezionin mes dy grupeve më të mëdha etnike në Maqedoni dhe të të gjithë të tjerëve”.

Deputeti shtoi: “Ligji do ta bëjë Maqedoninë më të fortë, sepse të drejtat e fituara të një komuniteti nuk pengojnë të drejtat e të tjerëve.”

/BIRN/a.r

Next Post
Koncesioni i karburanteve, dyshime për garë të paracaktuar, dëmtohen qytetarët

Koncesioni i pompave të karburanteve përfundon në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

June 1, 2026
Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

June 1, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

June 1, 2026
“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

June 1, 2026
Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

June 1, 2026
Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

June 1, 2026
Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In