• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji për bastet/ Dhurata Çupi: S’parandalon pastrimin e parave, bast i humbur i Ramës

by Java News
12/02/2024 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me projektligjin për rikthimin e basteve.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka bërë një paralelizëm mes basteve dhe kazinove, që u rikthyen vetëm 2 vite pasi u ndaluan.

Deputetja Çupi ka shtuar se projektligji i ri nuk parashikon mekanizma që synojnë të parandalojnë pastrimin e parave në bixhozin online, pasi sipas saj një gjë e tillë nuk i intereson kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Basti i humbur i Edi Ramës
Edi Rama ka humbur shumë baste që kur u zgjodh kryeministër.
Ka humbur bastin e legalizimeve falas. Ka humbur bastin e shëndetësisë falas. Ka humbur bastin e fitores mbi krimin e organizuar në 300 ditët e para të qeverisjes. Kanë kaluar 3800 ditë që kur Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe krimi i organizuar jo që s’është mundur, por ai bashkëqeveris.

Bastet e humbura të Edi Ramës janë kryesisht mashtrimet elektorale për të ardhur në pushtet, por ai ka aftësinë dhe mundësinë propagandistike për ta servirur dështimin si sukses.
Këtë po bën tani edhe me bastin tjetër të humbur, atë të basteve sportive online. 4 vjet pas fushatës radikale, të udhëhequr nga vetë Udhëheqësi, për të mbyllur gjithçka që kishte të bënte me bixhozin, sot jemi gdhirë një vend që lejon bastet sportive online.

Njësoj siç u gdhimë ca kohë më parë si vendi që lejonte kazinotë, edhe ato të mallkuara çdo ditë të fushatës nga kryeministri. Edi Rama i lejoi kazinotë në hotele me 5 yje vetëm 2 vite pasi i ndaloi ato. Ky i kazinove ishte basti i parë i humbur i Edi Ramës, në lidhje me bixhozin. Rikthimi i basteve online është basti i dytë për bixhozin që Edi Rama humb në raport me premtimet për shqiptarët.

Me bindjen se Edi Rama nuk bën kurrë atë që thotë, e kam paralajmëruar këtë lojë të kryeministrit gjatë diskutimeve të ligjit ndalues në Parlament në tetor-nëntor 2018. Ia vlen të sillet në vëmendje se atëherë qeveria nuk parashikonte mbylljen e basteve online dhe ishte presioni ynë, i deputetëve të opozitës, që sollëm fakte të lidhjes se qeverise me koncesionarin e monitorimit online, që detyroi Edi Ramën të shtonte edhe mbylljen e basteve online. “Mos u lodhni kot,- Bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet, edhe ky monopoli online do të vdesin për Vit të Ri.” Citimi i përket Edi Ramës me 14 Tetor 2018. Kuptohet qartë që adresimi është për opozitën, për faktin e vetëm se denoncuam lidhjet socialiste me bastet sportive online.

Tani ato bëhen të ligjshme, pas një periudhe fitimesh marramendëse të përfitura në ilegjitimitet, me dijeninë e kryeministrit dhe të çdo shefi policie, nga veriu në jug. Në ndryshim nga fushata e ndalimit, këtë herë, gjatë procesit të lejimit, pa shumë bujë, çfarë nuk kam parë janë lotët e krokodilit të kryeministrit për familjet që vuanin nga bixhozi.
Kur mbylli bastet, Udhëheqësi u qante hallin grave me burra bixhozxhinj, që kishin futur familjen në borxhe. Kjo është vërtetë një plagë sociale, por Udhëheqësi e ka harruar tani.

Në ligjin e ri as nuk është kujtuar që, nga qindra milionë eurot që do të përfitojë shteti ndër vite, të vendosë fond për të evidentuar dhe trajtuar personat me varësi nga bixhozi. Një përvojë kjo që shumë shtete të BE-së e kanë të përfshirë në legjislacionin e tyre. Ose të paktën, të kishte marrë mundimin të bënte një sondazh real sesi po pritej nga qytetarët kjo përmbysje e premtimit të tij për të mbyllur bastet.
Njësoj ka harruar Edi Rama edhe alarmin e kuq se pas bizhozit fshihet krimi i organizuar dhe pastrimi i parave. “Aktiviteti i bixhozit në Shqipëri financohet në një masë të madhe nga krimi i organizuar.

Janë burime financimi kriminale, janë para që pastrohen përmes aktivitetit të kumarit”. Ky është një citim tjetër i Edi Ramës në 22 tetor 2018. Dhe ky i krimit të organizuar dhe pastrimit të parave në bixhozin online është basti tjetër i humbur i Edi Ramës. Por besoj fort, se të gjitha janë baste të humbura me dëshirë. Nëse do të ishte ndryshe, në ligjin e ri të miratuar nga Parlamenti, do të ishin parashikuar mekanizma që synojnë të parandalojnë pastrimin e parave në bixhozin online. Një politikë që s’i intereson një kryeministri si Edi Rama, që, siç e përshkruan ish-zëvendëskryeministri i tij, vendos për pasuritë dhe pasurimin duke ngrënë qofte te veranda. Bixhozi i tij i preferuar!

/f.s

Next Post
Arben Ahmetaj nuk do të përjashtohet nga grupi i PS, Blendi Klosi tregon arsyen

Vizita e Blinken/ Blendi Klosi tregon pse u zgjodh Tirana: Shqipëria është i vetmi vend me qeverisje stabël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com