Kuvendi diskuton në seancën e sotme plenare dy dekretet e Presidentit që kthen për rishqyrtim ligjin “Për arsimin e lartë” dhe ligjin “Për turizmin”. Të dy dekretet u rrëzuan dy ditë më parë nga mazhoranca në komisionet përgjegjëse parlamentare.
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon dhe diskutimin e pr/ligjit “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve, ajo “Për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Evropa për qytetarët”, si dhe “Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe KFW Frankfurt AM MAIN, “KFW”, për shumën 24 milion euro për projektin “Ujësjellësi Rural III”.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 10.9.2015 (neni 44, pika 2 e
Rregullores)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e
Rregullores)
3.Dekret nr. 9206, date 14.08.2015 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 80
“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në
Republikën e Shqipërisë” (neni 86, Rregullore)
4. Dekret nr. 9205, datë 7. 08.2015 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.
93/2015 “Për turizmin” (neni 86 Rregullore)
5. Projektligji “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”
(nenet 73-77 Rregullore)
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë
dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në
programin “Evropa për qytetarët” (nenet 73-77 Rregullore)
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Huamarrësi”, të përfaqësuar
nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia e
zbatimit të projektit”, dhe KFW Frankfurt AM MAIN, “KFW”, për shumën 24
000 000.00 euro “Ujësjellësi Rural III’’ (nenet 73-77 Rregullore)
8. Për votim: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë
12.2.2001 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 83,
Kushtetutë)
9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.









