• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji parashikon gjobë në rast se çmimet janë spekulim”, Rama: Lehtësim për konsumatorët!

by A R
12/10/2026 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka prezantuar dy nisma për lehtësimin e shpenzimeve të përditshme të familjeve shqiptare, “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”, të cilat synojnë të rrisin transparencën në treg, të nxisin konkurrencën dhe të ndihmojnë konsumatorët të përfitojnë nga çmime më të favorshme.

“Pasqyra e Çmimeve” nis me 238 produkte të ndara në 13 kategori, duke u mundësuar qytetarëve të krahasojnë çmimet dhe të zgjedhin alternativat më të leverdishme për blerjet e tyre.

Ndërkohë, nisma “KURSE” përfshin 325 oferta me çmime të reduktuara, me një ulje mesatare prej 13,3% dhe ulje që arrijnë deri në 40%.

Nismat janë rezultat i bashkëpunimit mes qeverisë, rrjeteve të supermarketeve dhe furnitorëve, me synimin për të mbrojtur interesat e konsumatorëve në kushtet e rritjes së kostove.

Gjatë prezantimit, kryeministri Edi Rama u shpreh se realizimi i këtij objektivi u bë i mundur përmes mirëkuptimit mes palëve, pa pasur nevojë për masa të tjera ndërhyrëse.

Kreu i qeverisë theksoi se, në kushtet e rritjes së kostove, është e nevojshme të krijohen mundësi të reja për konsumatorët dhe të forcohet bashkëpunimi mes shitësve dhe blerësve. Po ashtu shtoi se “Ligji parashikon gjobë në rast se çmimet janë spekulim”.

“Më vjen mirë që e realizuam këtë objektiv të parë pa pasur nevojë për asgjë më shumë se sa mirëkuptim. Dhe e gjetëm mirëkuptim duke rënë dakord se sot është një kohë për të parë përtej fitimit ditor dhe respekti për konsumatorit realizohet edhe në formën e dijes. Në kushtet e rritjes së kostove në tërësi që janë një karakteristikë e të gjitha vendeve, duhet bërë një hap përtej asaj vije tradicionale ndarëse mes atij që shet dhe atij që blen duke ofruar një mundësi më shumë, falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimi të këtyre pesë subjekteve të rëndësishme në tregtinë e ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë, pasqyrën e çmimeve dhe këtë marrëveshje për një sërë artikujsh që do kenë çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri në 12 janar të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Next Post
Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj Ramës janë të domosdoshme

Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj Ramës janë të domosdoshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com