• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligji kundër dembelizmit, për të mos humbur statusin e të papunit

by A R
12/01/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraqitje çdo muaj pranë zyrave të punës, raportim i përpjekjeve individuale për të gjetur një punë, mosrefuzim i pjesëmarrjes në programet e nxitjes së punësimit apo mosrefuzim i një vendi të përshtatshëm pune, qoftë edhe një herë të vetme. Këto janë disa nga detyrimet që duhet të përmbushë çdo punëkërkues, i regjistruar në zyrat e punës, në mënyrë që të mos humbasë statusin e të papunit, shkruan Gazeta Shqiptare.

Gjithçka përcaktohet në ligjin “Për punëkërkuesit”, që është botuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare e që do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh. Ndërkaq, përveç rasteve të mësipërme, ligji i ri ka parashikuar edhe një sërë rastesh të tjera, që nëse nuk zbatohen nga punëkërkuesit e regjistruar në zyrat e punës, rrezikojnë statusin. Sipas ligjit, heqja ose refuzimi i statusit të punëkërkuesit kryhet nëse oferta e punës apo programet e tjera të përshtatshme që ofrohen, kundërshtohen, refuzohen apo nuk pranohen, si gjatë intervistimit të parë, ashtu edhe në takimet e radhës, në vijimësi, kur punëkërkuesi: nuk kërkon më punë dhe e deklaron një gjë të tillë; refuzon pjesëmarrjen në formimin profesional falas, i cili vlerësohet se ndihmon integrimin e tij në tregun e punës; ndërmjetësohet në punë; ka gjetur vetë punë apo konstatohet se ka bërë një deklaratë false dhe kjo konsiderohet vepër penale. Kjo do të thotë se, të gjithë ata punëkërkues, të cilët përfitojnë ndihmë ekono-mike apo pagesë papunësie, nuk do të mund ta marrin më, në rast se nuk zbatojnë rregullat e mësipërme. Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” zbardh të plotë një prej neneve më të rëndësishme të ligjit, që ka të bëjë me regjistrimin dhe çregji-strimin e punëkërkuesve të papunë.

Sipas relacionit që shoqëronte ligjin në Kuvend, me hyrjen në fuqi të tij do të bëhet e mundur që të identifikohen personat, që realisht kërkojnë një punë. Ndërkohë që, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar më herët se ai “do të zhdukë dembelizmin, pasi ata që regjistrohen në zyrat e punës, më së shumti e bëjnë këtë për të përfituar ndihmën ekonomike dhe jo për të gjetur një punë”. Megjithatë, ndryshe nga sa deklaron ministri, vetë shifrat e servirura nga MMSR-ja thonë se vetëm 48% e të regjistruarve përfitojnë nga këto programe, ndërkohë që 52% e tyre nuk kanë asnjë përfitim nga fakti se janë regjistruar në zyrat e punës. Sipas relacionit shoqërues, “në zyrat e punësimit aktualisht janë të regjistruar 152 mijë punëkërkues. Nga këta, 43% janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe 5% janë përfitues të pagesës së papunësisë. Interesimi i grupeve të skemave me mbështetje me të ardhura, siç është ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë, për t’u punësuar, është shumë i ulët”.

BW

 

 

Next Post

Në grafitin e ri, Thaçi lakuriq synon Presidencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In