• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i zonave të mbrojtura, Kumbaro: S’prekim vijat e kuqe në parqe

by A M
03/03/2024 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të konsultohet me strukturat e Bashkimit Europian sa i përket akteve nënligjore që do të prodhojë ligji i shumë debatuar, ai i zonave të mbrojtura. Duke ju përgjigjur akuzave që vijnë nga shoqëria civile dhe opozita, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një intervistë për Vizion Plus, thotë se edhe reagimin e delegacionit të Bashkimit Europian e sheh si një sinjal partneriteti.

Më shumë sesa një rezervë, e shoh si partneritet. Partneri ynë Bashkimi Europian e bën për të na shoqëruar, për të ecur dorë për dore në punën e kuadrit ligjorë. Ne kemi kaluar me sukses procesin screening, ku kapitulli i mjedisit ka marrë vlerësime pozitive. Nga ana tjetër mirëpres çdo sugjerim, kemi nevojë për këshillat e tyre. Ajo ishte një deklaratë që partnerët tanë do të na shoqërojnë në çdo vendimmarrje, sepse ky ligj do të përcaktojnë shumë detyra për qeverinë, për të prodhuar akte të tjera, akte të cilat kanë si qellim të jenë në përputhje me direktivat e BE-së, – tha Kumbaro.

Por ministrja kishte dhe një përgjigje për opozitën, e cila pretendon se ky ligj lidhet me atë të investimeve strategjike, duke i hapur rrugën ndërtimeve në dëm të natyrës.

Ky është një konfuzion në rastin më të mirë vjen nga halli për të gjetur sebepe politike, në mungesë të një opozite reale qe duhet të ishte në parlament me debate dhe diskutime. Në rastin më të keq është dashakeqësia për të miksuar elementë që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pavarësisht kohës së diskutimeve të tyre në parlament. Kur flitet për hapësira për zhvillim të turizmit të qëndrueshëm, kjo nuk bëhet vetëm nga ata që fitojnë statusin e investitorit, – sqaroi Kumbaro.

Kumbaro konfirmoi se nënzonat që do të zhvillohen do të kalojnë në një filtër të fortë rregullash dhe mbi të gjitha do të lejohen vetëm për turizëm elitarë, aty ky Shqipëria kërkon të orientohet.

Drafti final vendosi disa kritere ku hapësirat do të zhvillohen vetëm për agroturizëm dhe turizëm shumë të lartë në disa nënzona, ku lejohet veprimtaria ekonomike, me kritere të përcaktuara qartë. Kjo do të përcaktohet qartë me vendime të qeverisë për çdo zonë. Jo gjithkush mund të bëjë ç’të dojë. Vendimet do të jenë të dedikura. Ishte shumë e rëndësishme vendosja e filtrave të kontrollit.

Javën e kaluar parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura. Ekspertë të shoqërisë civile dhe opozita e kundërshtuan, duke ngritur pikëpyetje se qëllimi final është ndërtimi në sipërfaqe me bukuri natyrore.

Next Post
Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In