• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

by Java News
03/03/2024 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse i hedhim një vështrim retrospektivës historike nëpër të cilën kaluam , do të vërejmë se para çdo momenti vendimtar për kombin, është krijuar një unitet dhe pajtim i brendshëm, i cili ka qenë i domosodoshmëm për t’iu qëndruar përballë sfidave dhe rreziqeve që sillnin kërcënimet e jashtme, siç ndodhi edhe  me konsolidimin e Rilindjes Kombëtare para kryengritjeve të mëdha të fund-shek. 19 dhe fillim-shek. 20, që rezultuan me shpalljen e Pavarësisë më 1912, si dhe me pajtimin e gjaqeve në Kosovë para e popesës së lavdishme të UÇK-së, që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e shtetit të Kosovës më 1999.

Nga Prof.dr. Skender ASANI

Sa herë që kalojnë nëpër momente të vështira, shqiptarët duhet ta kujtojnë Lezhën, aty ku para 580 viteve heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, e ngjizi unitetin në mes të princërve arbëror  përmes një pajtimi dhe bashkimi të madh, që në histori do të njihet si Kuvendi apo Besëlidhja e Lezhës.
Këtë ngarje të madhe të historisë, Instituti ynë tash e sa vite e ka shndërruar në lajtmotiv për të rrumbullaksuar  veprimtarinë shkencore e botuese të një viti paraprak, siç po e bëjmë edhe sot. Prandaj, sa herë që e bëjmë këtë rrumbullaksim, neve na del pëpara Besëlidhja e Lezhës, një arterie kjo shumë e rëndësishme që i dha gjak trungut tonë arbëror, i cili arriti të lëshojë rrënjë në gjithë hapësirën ku Skenderbeu zhvilloi rezistencën kolosale heroike.

Arsyeja se pse ne e kujtojmë sot Besëlidhjen e Lezhës është shumëdimensionale dhe nuk i referohet vetëm raportit në mes të historisë dhe ngjarjeve që u prodhuan pastaj. Përtej kësaj, një prej arsyeve më thelbësore që ndërlidhet me evokimin tonë ka të bëjë me sensin për t’u bashkuar para furtunave të rrepta që sillte koha.
Nëse i hedhim një vështrim retrospektivës historike nëpër të cilën kaluam , do të vërejmë se para çdo momenti vendimtar për kombin, është krijuar një unitet dhe pajtim i brendshëm, i cili ka qenë i domosodoshmëm për t’iu qëndruar përballë sfidave dhe rreziqeve që sillnin kërcënimet e jashtme, siç ndodhi edhe  me konsolidimin e Rilindjes Kombëtare para kryengritjeve të mëdha të fund-shek. 19 dhe fillim-shek. 20, që rezultuan me shpalljen e Pavarësisë më 1912, si dhe me pajtimin e gjaqeve në Kosovë para e popesës së lavdishme të UÇK-së, që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e shtetit të Kosovës më 1999.

Pikërisht edhe Besëlidhja e Lezhës e pati këtë funksion, prandaj nuk do të quhej Moti i Madh nëse Gjergj Kastrioti Skenderbeu nuk do të arrinte që para se të niste epokën e ndritshme të betejave antisosmane, të eliminonte ndasitë krahinore të principatave arbërore dhe t’i bashkonte ato në një mekanizëm të vetëm politik e ushtarak, që në historiografi njihet si Shteti i Arbërit.
Shumë popuj gjatë historisë kanë bërë lufta të përgjakshme liridashëse, por jo pak prej tyre në fund nuk kanë arritur të bëjnë shtet, sepse vetëm dimensioni shtetformues iu jep kuptim substancial luftërave çlirimtare. Në të kundërtën, përpjekjet dhe aspiratat liridashëse shekullore të një kombi do të ngeleshin në gjysmë të rrugës nëse nuk përmbyllen me formimin e shtetit.

Për rrjedhojë,  edhe Skënderbeu në doktrinën e tij politike e ushtarake, e kishte shtetin arbëror si mision parësor që do t’i nxirrte shqiptarët në një nivel pjekurie kolektive nga mjegulla e dendur e mesjetës, pikërisht në kohën kur ata ndodheshin në mes të indiferencës evropiane dhe mësymjeve pushtuese aziatike.

Shqiptarët gjatë rrugëtimit të tyre, jo gjithmonë patën sukses në rrumbullaksimin e ideve të mëdha kombëtare, siç ndodhi edhe me Pavarësinë e 1912-tës, kur mbi gjysma e tokave shqiptare ngelën jashtë projektit të quajtur Shipëria londineze. Por, kjo nuk ishte arsyeja që shqiptarët të hiqnin dorë nga aspirata për çlirim dhe bashkim, sepse në logjikën dielaktike të ngjarjeve që rrodhën, rezultoi që këto aspirata të kurorëzohen me sukses, fillimisht me pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe pastaj edhe me avancimin kushtetues e ligjor të statusit të shqiptarëve në Maqedoni.
Duke iu rikthyer edhe njëherë Besëlidhjes së Lezhës dhe reflektimit modern që mund të prodhojë kjo ngjarje e madhe, e kemi të domosdoshme të vëjmë në dukje kontekstin gjeopolitik, rajonal e lokal në të cilin ndodhen aktualisht shqiptarët. Për ta zbërthyer më së miri këtë çështje, do ta marrim Institutin tonë si pikënisje të sqarimit të këtij konteksti.
E para, veprimtaria shumëvjeçare hulumtuese, shkencore e botuese e Institutit tonë ka patur një trajektore shumëdimensionale, sepse nuk u pajtuam që të mbyllemi në gëzhojën e vetëkënaqësive që sjell egoja nacionale. Përkundrazi gjithçka që realizuam pati në thelb misionin e mirëkuptimit qytetar brenda një diversiteti etnik, fetar e gjuhësor, duke zhvilluar paralelisht edhe idenë e bashkëpunimit shkencor brendakombëtar, në frymën e kauzave kulturore e civilizuese evropaine. Kjo ka qenë edhe nxitje për të ngritur në formë projektesh e departamentesh pikërisht këto kauza, prandaj ne sot mund të jemi ndër të rrallët që institucionalisht e trajtojmë imtësisht figurën e Gonxhe Bojaxhiut -Nënës Tereze, apo edukimin dhe mësimin për Holokaustin.

E dyta, duke qenë bartës i ideve dhe projekteve të tilla, Instituti ynë është menduar të jetë në shërbim të një shoqërie e cila do ta trajtonte të kaluarën pa paragjykime dhe do të shikonte me guxim nga e ardhmja. Për ta arritur një objektiv të tillë nuk ka qenë lehtë, jo vetëm për shkak të natyrës komplekse të problematikave, por edhe për shkak të recidivave ideologjike, fetare e nacionale që kanë shoqëruar rrugëtimin tonë. Por, qasja me guxim dhe pa inferioritet ndaj të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes, Institutin tonë e bënë një pikë orientimi se nga duhet të shkojë një shoqëri, gjithmonë e hapur ndaj vetvetes dhe ndaj vlerave euro-atlantike.

E treta, sot kur po rrumbullaksojmë veprimtarinë njëvjeçare shkencore e botuese, Instituti ynë ka arritur të etablojë brenda vetes një infrastrukturë të fuqishme ligjore e operative për të zhvilluar  me sukses aktivitetetet e veta edhe në terren, duke themeluar fillimisht gjashtë qendra rajonale të trashëgimisë kulturore, si dhe të një qendre dokumentare-multimediale dhe të mërgatës dhe duke i dhënë një shtytje edhe më të madhe avancimit statutar të Institutit tonë, që është në pritje e sipër, përmes një projekt-ligji të posaçëm, si një kapitalizim kuptimplotë i ideve tona shkencore e hulumtuese.
Viti që lam pas, ishte një periudhë e frytshme e  angazhimeve tona prifesionale, si në aspektin e hulumtimtit shkencor, ashtu edhe në fushën e botimeve, për të përmendur me këtë rast dy nga botimet tona më kaptale që mbajnë vulën e vitit të kaluar, siç  janë vepra “Ipeshkjvia Shkup Prizren nëpër shekuj” dhe “Zhvillimet kulturore shqiptare në fund të shek. XIX dhe fillim  të shek. XX”,  vepra këto që janë pjesë integrale e një porkjekti më madhor të Institutit tonë.

Shkup, 02, o3. 2024

 

Next Post
Alket Islami mbjell pemë krah Veliajt në Farkë

Alket Islami mbjell pemë krah Veliajt në Farkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com