• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i Vettingut/ PD rendit 10 kritika për rolin e ndërkombëtarëve dhe DSIK

by Java News
03/08/2016 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë të paktën 10 çështjet me të cilat demokratët nuk bien dakort në projektligjin e Vettingut, të hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë të OPDAT dhe EURALIUS. Në dokumentin e përpiluar nga ekspertët demokratë të ligjeve, PD kërkon detajimin e disa çështjeve, si psh rolin e operacionit ndërkombëtar të monitorimit (OMN), rolin e inspektoriatit të deklarimit të pasurisë (ILDKPKI) apo të Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK)

Institucionet në fjalë kanë përgjegjësi kryesore për kontrollin e gjyqtarëve e prokurorëve si dhe pasurive të tyre në atë që mund të cilësohet si maja e tehut të reformës në drejtësi.

10 kritikë- propozimet e saj, të përpiluara në 55 faqe material, opozita ja ka dorëzuar ekspertëve. Pikë së pari demokratët kritikojnë mungesën e qartësisë së detajeve, kur fjala vjen për procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve në organet e rivlerësimit, persona këta që do të kryejnë procesin e rëndësisshëm të skanimit të kandidaturave në drejtësi.

Demokratët i rikthehen po ashtu edhe rolit të shumëdebatuar të OMN-së.

 “Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtar të jetë në përputhje me nenin B dhe pikën 7 të nenit C të Amendamenteve Kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm”.

Një kritikë tjetër është ajo se mungon qartësia tek procedurat që do të ndiqen, në rast se njëri nga kandidatët për të hyrë në sistemin e drejtësisë përjashtohet. PD thotë se mënyra dhe arsyet e përjashtimit janë të paqarta në draft.

Në lidhje me rolin që Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë do duhet të kryejë, duke mos harruar edhe DSIK-në, PD shprehet:

“ I gjithë procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës duhet të rikonceptohet, në mënyrë që të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht nga organet e posacme të vettingut, pa asnjë rol aktiv të organeve ekzistuese, të kontrolluara apo nën varësinë e Kryeministrit”./java

Next Post

Studimi i BSH-së, norma bazë e interesit efektive për individët por jo për bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

July 5, 2026
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

July 5, 2026
Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

July 5, 2026
Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

July 5, 2026
“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In