• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ligji i ri, Putin rrit kontrollin qeveritar mbi internetin, reagojnë kritikët

by Java News
02/05/2019 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kthyer në ligj një masë të re që synon të zgjerojë kontrollin qeveritar në internet.

Kritikët kanë paralajmëruar se ligji i ri, i nënshkruar nga Putini më 1 maj dhe i publikuar në faqen e Kremlinit, do të mundësojë censurën në disa pjesë të internetit.

Përveç gjërave të tjera, masa e re u kërkon ofruesve të shërbimeve të internetit që të instalojnë pajisje për të drejtuar trafikun rus përmes serverëve të këtij shteti.

Mbrojtësit e internetit kanë thënë se një gjë e tillë do t’iu mundësojë agjencive ruse të inteligjencës që të vëzhgojnë më shumë si dhe autoritetet shtetërore do të kenë më shumë hapësirë për të kontrolluar informacionin.

Megjithatë, Kremlini dhe aleatët e tij në parlament kanë mbrojtur këtë legjislacion si masë nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i pamundësojnë Rusisë qasjen në internet.

Në rast se ndodhë një gjë e tillë, rregullatori rus i mediave, Roskomnadzor, do të mund të fitonte kontrollin e internetit në Rusi duke filtruar trafikun në këtë shtet.

Shefi i këtij institucioni, Aleksandr Zharov, ka thënë muajin e kaluar se këto masa do të shënjestrojnë edhe rrjetin social, Telegram, një aplikacion tejet popullor në Rusi.

g.kosovari

Next Post
“Cilësia e jetës”, Raporti i KE/ Ballkani rënie dramatike të kënaqësisë së jetës dhe përjashtimit social

“Cilësia e jetës", Raporti i KE/ Ballkani rënie dramatike të kënaqësisë së jetës dhe përjashtimit social

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com