• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri, presidenti detyrohet të dorëzojë dhuratat

by A R
29/03/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Komisionet e përhershme parlamentare, kryesisht Komisioni i Ligjeve dhe i Sigurisë, kanë nisur shqyrtimin e paketës së 27 ligjeve, për zbatimin në praktikë të Reformës në Drejtësi. Pjesë e kësaj pakete është edhe projektligji për Presidentin.

Për herë të parë, Parlamenti Shqiptar do të miratojë një ligj organik për kreun e shtetit, ligj i cili përcakton rregullat lidhur me pozicionin e kreut të shtetit, kriteret e përzgjedhjes, pamundësinë ne kryerjen e funksionit, procedurën e shkarkimit, ushtrimin e detyrës, statusin e tij, statusin e familjes, organizimin e brendshëm të institucionit etj shkruan Shqiptarja.

Përpos të tjerave, neni 48 i projektligjit, parashikon që Presidenti, pas mbarimit të mandatit, nuk mund të marrë me vete asnjë dhuratë që ka marrë nga të huajit gjatë vizitave jashtë vendit apo gjatë pritjes së zyrtarëve të huaj në Shqipëri. Projektligji e detyron Presidentin të dorëzojë dhuratat e çdo lloji, duke i konsideruar këto të fundit pronë e shtetit dhe jo e kreut të shtetit. Dhuratat duhet të lihen në Presidencë, por mund ta transferohen në muze apo edhe në Bankën e Shqipërisë.

“Dhuratat e Presidentit të Republikës që janë marrë gjatë veprimtarive dhe vizitave të tij zyrtare në shtetet e huaja, si dhe dhuratat të cilat janë dhënë nga përfaqësuesit e shteteve të huaja gjatë veprimtarive dhe vizitave të tyre zyrtare në Shqipëri janë pronë e shtetit shqiptar dhe mbahen në institucionin e Presidentit të Republikës. Këto dhurata, në varësi të llojit të tyre, mund të transferohen për ruajtje në muze, ndërsa dhuratat me vlerë mbahen në Bankën e Shqipërisë”, thuhet në projektligj.

Hartimi i projektligjit 
Projektligji për Presidentin e Republikës është hartuar nga një grup pune i përbërë nga ekspertë të nivelit të lartë, këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të opozitës si dhe nga një përfaqësuese e Presidencës, pjesë e sekretariatit teknik.

Projektligji është konsultuar dhe me një tjetër grup, në të cilin kanë marrë pjesë këshilltarë ligjorë të Presidentit, juristë, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga Banka e Shqipërisë dhe Kontrolli i Larte i Shtetit, si dhe ish-këshilltarë në Presidencë.

Heqja e privilegjeve
Në qershor të vitit të kaluar, qeveria miratoi një vendim, i cili u hiqte disa privilegje pjesëtarëve madhorë të familjes së Presidentit, ndërsa kufizonte edhe statusin e zonjës së parë, parashikuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendim Nr. 229, datë 23.4.2004.

Sipas ceremonialin në të mëparshëm, bashkëshortja e Presidentit gëzonte statusin e zonjës së parë të vendit, ndërsa pjesëtarët madhorë të familjes që jetonin me të gëzonin një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk bashkëjetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri. Në ceremonialin e ri, zonja e parë dhe pjesëtarët e familjarëve që jetojnë me të kanë një status tjetër.

“Bashkëshortja e Presidentit gëzon statusin e zonjës së parë të vendit. Ajo është personalitet publik dhe gëzon një trajtim të veçantë. Bashkëshortes së Presidentit gjithkush i drejtohet “Zonja…”, thuhet në vendim. Po ashtu, zonja e parë nuk do të lejohet që të marrë më pjesë në takimet zyrtare. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/presidentit-i-rrembehen-te-gjitha-dhuratat–ligji-i-ri-410271.html#sthash.K0JJ3n0i.dpuf

Next Post
Gjykata Speciale në Hagë shumë shpejt themelon Njësitë e Paraburgimit

Kosova para aktakuzave të Speciales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In