• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ligji i ri për shtetësinë gjermane/ Me rëndësi për shqiptarët, ja lehtësimet që janë parashikuar

by Java News
23/01/2024 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premte, parlamenti gjerman miratoi një ligj të ri për shtetësinë, për të rritur pjesëmarrjen sociale dhe politike të emigrantëve.

Për të treguar lehtësimet që janë parashikuar nga ky ligj, ka folur në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani. Ai u shpreh se tani, shtetësia gjermane mund të merret pas 5 vitesh qëndrimi në vend dhe jo brenda 8 viteve.

Madje sipas tij, për emigrantët që janë integruar në mënyrë të rregullt dhe kanë treguar arritje të mira akademike, profesionale, por edhe gjuhësore, kjo periudhë do të reduktohet në 3 vite.

Lajm tjetër i mirë, është se ligji i ri do t’i lejojë emigrantët të kenë dyshtetësi, gjë që nuk ishte e mundur deri më tani.


Aldo: Gjermania ka miratuar ligjin e ri për shtetësinë dhe dyshtetësinë. Çfarë domethënë kjo?

Bahri Cani: Është një ligj vërtet me shumë rëndësi, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit që janë të interesuar të marrin shtetësinë gjermane. Mirëpo, ka disa ndryshime shumë me rëndësi për ata të cilët duan të mbajnë shtetësinë e Shqipërisë. Me 19 janar 2024 është miratuar ligji i ri, i cili parashikon lehtësime në marrjen e shtetësisë gjermane. Kështu për shembull, shtetësia gjermane tani merret brenda 5 vitesh dhe jo brenda 8 vitesh siç ka qenë tani. E në raste të integrimit shumë të mirë, merret madje, madje, edhe pas 3 vitesh. Integrimi i mirë do të thotë nëse dikush bën ndonjë punë tepër të mirë, shkollë tepër të mirë, punë vullnetare e të tjera. Ata që krijojnë probleme nuk mund ta marrin shtetësinë fare.

Pastaj, për fëmijët ka një lehtësim po ashtu. Fëmijët të cilët lindin në Gjermani, nëse njëri prej prindërve jeton për 5 vjet në Gjermani me letra të rregullta, atëherë mund ta marrë shtetësinë automatikisht. Lehtësime do të ketë edhe për sa i përket gjuhës. Për personat mbi 67 vjeç, të cilët kanë ardhur në Gjermani dhe nuk kanë mundur ta mësojnë gjuhën mirë, hiqet gjuha si kriter. Për të tjerët, gjuha mbetet edhe testi për njohuritë elementare.  

Aldo: Pra mbi 67 nuk është i nevojshëm testi i gjuhës?

Bahri Cani: Prej 67 e më shumë. Siç e thashë edhe në fillim, shumë me rëndësi është edhe futja e dyshtetësisë për vendet e treta, pra për vendet tona të origjinës: për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, njerëzit që jetojnë në Mal të Zi, Serbia, e të tjerë. Për të gjitha vendet e treta, kjo do të thotë që ata që e kanë dorëzuar pasaportën përpara, mund ta kthejnë tani, ndërsa ata që duan ta mbajnë shtetësinë e Shqipërisë, nuk kanë më nevojë ta dorëzojnë për të marrë shtetësinë gjermane, mirëpo mund t’i mbajnë të dyja.

Aldo: Pra, le ta themi kështu. Një 20 vjeçar niset nga Kosova edhe shkon në Gjermani. Dikush e ndihmon për të gjetur punë, shtrohet në punë, avash-avash mëson edhe gjuhën gjermane, se nuk mund t’i bëjë dot të gjitha përnjëherësh, dhe kaq mjafton për 5 vjet?

Bahri Cani: Shiko, për të marrë shtetësinë gjermane duhet të jetosh të paktën 5 vjet në Gjermani, siç thuhet, me punë të rregullta dhe me dokumente të rregullta. E dyta, duhet ta mësosh gjuhën, duhet të mësosh gjërat elementare për gjermanishten që jepet si mini-test dhe duhet të kesh para të mjaftueshme për të jetuar për veten dhe për familjen tënde.

Aldo: Sa?

Bahri Cani: Pra, nuk është e mundur që dikush të vijë këtu, kërkon azil dhe merr shtetësinë. Nuk është e mundur gjithashtu, që dikush vjen këtu dhe pak punon, e pak jeton nga ndihmat sociale dhe merr shtetësi. As kjo nuk është e mundur! Prandaj, duhet të plotësohen disa kritere. Meqë more rastin e një 20-vjeçari, brenda 5 vitesh, nëse ai integrohet mirë dhe ka punë të mirë; nëse i ka të gjitha dokumentet në rregull, vërtet mund ta marrë shtetësinë gjermane, por e mira është…

Aldo: Dhe nëse nuk merret me pisllëqe.

Bahri Cani: Dy herë po e përmend një element shumë të rëndësishme. Me ligjin e ri parashikohet edhe kush nuk mund ta marrë shtetësinë gjermane. Shtetësinë gjermane nuk mund ta marrë personi i cili ka qëndrime antisemitizte; nuk mund ta marrë personi i cili ka lidhje me kriminalitetin, pra që ka bërë krime të caktuara. Pastaj, personat të cilët nuk i njohin vlerat elementare të shoqërisë gjermane, nuk mund ta marrin. Personat që nuk i njohin të drejtat e barabarta të gjinive, nuk mund ta marrin. Pra, nuk mund të bëhet diskriminimi i grave në njërën anë dhe pastaj në anën tjetër të marrësh shtetësinë gjermane. Përcaktohet shumë saktë me ligj, se kush mund ta marrë shtetësinë gjermane.

/f.s

Next Post
Pranga autorit/ E kritikoi se kaloi te vijat e bardha, postieri godet me grusht qytetarin, vdes në spital

Përplasje mes bandave në Athinë, arrestohen 4 shqiptarë! Të shtënat me armë terrorizojnë banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In