• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri për pronat/ Nishani: Antikushtetues, turp ajo që qeveria i kërkon Strasburgut

by Java News
22/06/2016 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i shumëpërfolur i Pronave, i dërguar në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën e Presidentit, si antikushtetues, po kthehet në një shqetësim jo vetëm për pronarët dhe qeverinë shqiptare, por edhe për Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mbetet në qëndrimin e tij se, ky ligj duhet rishikuar.

“Ligji është thellësisht antikushtetues, është një ligj që bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, bie ndesh me të gjitha vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, bie në kundërshtim të plotë me vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Ky ligj do të vazhdojë ta thellojë penalizimin e Shqipërisë, do të vazhdojë të rëndojë dënimet dhe penalizimet financiare të buxhetit të Shqipërisë. Së pari, duhet mbrojtur dhe realizuar e drejta e qytetarit shqiptar, e çdo qytetari shqiptar mbi pronën e tij personale dhe private. Së dyti, pikërisht meraku im që e kam kundërshtuar ligjin aktual ka qenë që të mos vazhdojë penalizimi dhe ngarkesa financiare ndaj shtetit shqiptar për shkak të këtij lloj ligji”.

Kreu i shtetit e konsideron të pavend kërkesën e qeverisë ndaj Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strazburg, për të pezulluar gjykimin e çështjeve të pronave në Shqipëri.

“Mua më erdhi shumë rëndë kur e kam dëgjuar. Kur kërkohet që gjyqtarët e Strasburgut të mosfunksionojnë dhe të ndalojnë punën e tyre, imagjinoni sesi ata krijojnë perceptimin e raporteve që ndërton shteti shqiptar me gjyqtarët e sistemit tonë të brendshëm”.

Edhe pse i ka thyer për rishqyrtim kësaj mazhorance rreth 20 ligje, vendimet e tij nuk i konsideron të motivuara politikisht.

“Kjo është një logjikë e dobët politike. Është e vërtetë që unë gjatë këtyre katër vjetëve në detyrë kam rikthyer për rishqyrtim në Parlament rreth njëzet ligje, por nga ana tjetër gjatë këtyre katër vjetëve kam miratuar me dekret më shumë se pesëqind ligje dhe akte të tjera të kësaj qeverie. Pra, po të shikosh raportin, kjo nuk tregon për një qëndrim politik. Opozita e asaj kohe që është mazhoranca e sotme le të thotë një ligj të vetëm për të cilin ish-opozita, mazhoranca e sotme, e ka kontestuar si një ligj antikushtetues dhe nuk ka pasur për të mbështetjen e Presidentit! Pra nuk ka pasur asnjë rast të tillë, të paktën gjatë kohës kur unë kam qenë në Zyrë si President. Nëse vetë opozita e kohës, mazhoranca e sotme i ka miratuar dhe i ka mbështetur të gjitha ligjet dhe nuk ka pasur kontestim për asnjë ligj, si mund të kishte Presidenti?”

Mazhoranca aktuale i referohet Reformës në Drejtësi, si zgjidhja e shume çështjeve. Edhe kreu i shtetit ndan të njëjtin qëndrim, por ai i mëshon gjetjes së konsensusit për miratimin e Reformës.

 “Unë kam qenë i pari që kam iniciuar nevojën e nisjes së procesit për Reformën në Drejtësi që në Tetor të vitit 2014 kam organizuar tryezën dhe konferencën e parë me të gjitha palët politike, me të gjithë aktorët prezentë, me operatorë të ndryshëm vendas dhe të huaj. Kam qenë gjithmonë në mbështetje të procesit të reformës në sistemin e drejtësisë, i cili është padiskutim një nevojë emergjente. Unë do të thosha që përsa koha janë të pandara pjesa e përgjegjshmërisë, e angazhimit dhe e përgjegjësisë, në këtë sens të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që kanë për të arritur kompromisin e nevojshëm. Dhe unë besoj se çelësi i suksesit qëndron pikërisht tek kompromisi. Përtej kompromisit do të ishte shumë e vështirë për të krijuar e për të konsoliduar qoftë besueshmërinë e procesit, qoftë edhe mënyrën se si do të funksionojë më pas një mekanizëm i tillë i nevojshëm”./ Tv Klan/a.k

Next Post

Vlerësim i William Defoe në festivalin në Karlovy Vary

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oligarku ukrainas zotohet të rindërtojë Mariupolin: Qyteti është një tragjedi globale dhe një shembull i heroizmit

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

September 10, 2026
Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

September 10, 2026
Thaçi: Reja e zezë mbi Kosovën nga akuzat e Dick Marty është hequr, pres të shfajësohem nga çdo akuzë

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim me 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, zbardhen akuza dhe detajet

September 10, 2026
“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 10, 2026
Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

September 10, 2026
Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

September 10, 2026
Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

September 10, 2026
“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com