• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri për ndihmën ekonomike, ç’ndodh me ata që refuzojnë ofertat e zyrës së punës

by Java News
20/03/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të problematikave që shfaqi skema e re shpërndarjes sëndihmës ekonomike, ku mijëra familje të varfra u përjashtuan nga përfitimi për shkak se ishin të paafta të plotësonin dokumentacionin e komplikuar, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar ligjin për Mbrojtjen Sociale me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe forcimin e masave shtrënguese për ata që refuzojnë ofertat e zyrës së punës.

Projektligji i cili është ende në fazën e konsultimit pritet të miratohet nëKuvend këtë vit dhe parashikon që të garantojë mbështetje për familjet dhe individët në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara social ekonomike.

Objektivat që synohen të arrihen në lidhje me programin e ndihmës ekonomike, kanë të bëjnë me:

1-Administrimin dhe funksionimin e një skeme të përmirësuar të ndihmës ekonomike;

2-Thjeshtimin e procedurave të panevojshme për shkak të riorganizimit të skemës, të cilat janë bërë pengesë për mospërfitimin në kohë të ndihmës ekonomike;

3-Nxitjen e punësimit dhe përfshirjen e personave në moshë aktive pune përfitues të ndihmës ekonomike në programet aktive të punësimit dhe formimit profesional;

4-Mosrefuzimin e ofertave të përshtatshme të punës nga zyrat e punës;

5-Forcimin e masave shtrënguese në rastet e refuzimit apo largimit nga puna, me synimin për të shmangur sigurimin e të ardhurave në mënyrë alternative (informale);

6- Përjashtimin nga detyrimi i paraqitjes në zyrat e punës për tu regjistruar si punëkërkues të papunë  të anëtarëve të familjeve në zonat rurale që zotërojnë ose jo tokë bujqësore në pronësi/përdorim, apo familjeve që kanë anëtarë në moshë aktive pune, që ndjekin arsimin e mesëm apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç;

7- Menaxhim dhe kontroll më të mirë mbi përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe shmangien e abuzivitetit.

Objektivat që synohen të arrihen në lidhje me programin e aftësisë së kufizuar, kanë të bëjnë me:

1-Përcaktimin e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal;

2-Trajtimin e barabartë të të gjitha grupeve të aftësisë së kufizuar;

3-Heqjen e kufizimit për shkak të punësimit, duke garantuar që ky përfitim të mos ndërpritet në rast punësimi, por ti shërbejë personit m,e aftësi të kufizuar për tu integruar plotësisht në jetën shoqërore;

4-Thjeshtimin e procedurave të panevojshme për përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar (heqjen e vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak), dhe dhënien e këtij përfitimi bazuar në vendimin e autoritetit përgjegjës për përcaktimin e kësaj të drejte.

Projektakti përcakton mënyrën e financimit të programeve së mbrojtjes sociale, kontrollin e përdorimit të fondeve, sanksionet në raste të konstatimit të shkeljeve dhe procedurën e ankimimit për qytetarët duke ezauruar të gjitha shkallët e ankimimit.

Parashikohet që formula e unifikuar e pikëzimit të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në vartësi të nivelit të varfërisë në vend. Ky nen përcakton që të drejtën e tërheqjes së ndihmës ekonomike në familje e ka gruaja. Procedura më e detajuar do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Procedura e vlerësimit bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar e cila do të detajohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe në nenin 30 dispozita kalimtare për përdorimin e regjistrit elektronik kombëtar të të dhënave për aplikuesit dhe përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar në njësitë e vetëqeverisjes vendore, ku po zbatohet modeli i vlerësimit bio-psiko-socil të aftësisë së kufizuar. Monitor

/a.meta

Next Post
Moska distancohet nga Beogradi

Moska distancohet nga Beogradi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In