• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri për kujdesin shëndetësor, Spahiu: Rritje të cilësisë për qytetarët

by A R
19/05/2019 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak ditë më parë ndryshimet në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, që është ligji themeltar për funksionimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Ndryshimet që vijnë si rrjedhojë e zhvillimeve dhe nevojave të reja brenda sistemit shëndetësor, pritet të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimeve, që qytetarët shqiptarë marrin në institucionet e shërbimit shëndetësor.

Kjo sepse për herë të parë ligji sjell disa të risi që lidhen me standarde të reja brenda institucioneve të shëndetësisë.

E ftuar në studion e ERTV-së, Nënkryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, sqaroi këto risi, duke filluar me ngritjen e sistemit unik të informacionit shëndetësor.

Përmes këtij sistemi elektronik, që do të përmbajë të gjitha informacionet, që nga kartelat mjekësore të çdo pacienti, te rekomandimet e shëndetit, do të mundësohet shkëmbimi i informacioneve edhe mes vetë institucioneve publike dhe private të shëndetësisë.

“Sistemi unik i informacionit shëndetësor nuk është një punë që ka nisur sot, por që në vitin 2014. Kartela elektronike e pacientit është një nga gjërat më themeltare që shërben për pacientin dhe mjekun, si dhe për një databaze të sëmundshmërisë së vendit tonë. E reja është pikërisht që tashmë ka ardhur momenti që të dhënat e grumbulluara nga ne, receta elektronike, rekomandimet online së bashku me kontrollin shëndetësor bazë, me fletë daljet e pacientit, do të krijohet një sistem elektronik i vetëm, unik, me një kod të veçantë për çdo pacient, dhe ky informacion shëndetësor që ka secili pacient do të ndahet edhe me institucionet e tjera, publike dhe jopublike”, theskoi Spahiu.

Një tjetër koncept i ri në ligj është auditimi klinik.

“Nga Ministria e Shëndetësisë do krijohet një ekip audituesish klinikë, të huaj dhe vendas të licensuar për këtë punë dhe në momente të caktuara do të bëjnë auditimin klinik në rolin këshillimor për të parë si po zbatohen protokollet e shëndetësisë në qendrat shëndetësore apo spitale”-, u shpreh Spahiu.

Sipas saj, institucionet e shëndetit do t’i nënshtrohen gjithashtu procesit të akreditimit pasi të kenë mundësuar ofrimin e kushteve bazë të akreditimit.

“Nëse një institucion nuk do i plotësojë kushtet bazë do të ketë edhe sanksione si bllokim i licensimit”-, nënvizoi Spahiu.

Spahiu u shpreh se “me ligjin e ri, do të mundësohet ngritja e dy Këshillave, Këshilli Kombëtar i Mjekëve dhe Këshilli i Pacientëve që do jenë pjesëmarrës në hartimin e programeve që do ndërmerren në sistemin shëndetësor në vend”.

Po ashtu, tha ajo, ky ligj do të vijojë të jetë garancia për sistemin e meritës në rekrutimin e profesionistëve të shëndetësisë, konkretisht përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”, që do të vijojë të jetë mekanizmi më transparent për punësimin e tyre.

/a.rada

Next Post
Shpërthim i fuqishëm te piramidat e Egjiptit, disa turistë të lënduar

Shpërthim i fuqishëm te piramidat e Egjiptit, disa turistë të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

January 31, 2026
Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

January 31, 2026
EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

January 31, 2026
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

January 31, 2026
“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

January 31, 2026
“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

January 31, 2026
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In