• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korpusi i laboratorëve në ISHP, Rama: Trefishim i kapaciteteve laboratorike dhe biosiguri sipas standardeve të BE-së

by B K
15/02/2025 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e shtetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, një investim që sipas tij “do të garantojë trefishim të kapaciteteve laboratorike dhe rritje në nivel më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së”.

Në pamjet e publikuar nga kreu i qeverisë në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini ka inspektuar punimet që vijojnë për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare pranë ISHP-së, një investim i buxhetit të shtetit që përmirëson parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, rrit sigurinë shëndetësore kombëtare dhe forcon kërkimin shkencor në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Sa i përket ndërtimit të laboratorëve të rinj të ISHP-së, Koçiu tha se ky objekt do të sigurojë akomodimin e shtatë laboratorëve të rëndësishëm.

Ajo tha se “do të vijojmë të investojmë në pajisje laboratorike, për të rritur kapacitetet diagnostikuese këtu në këto laboratorë, por sigurisht edhe për të përmirësuar të gjithë proceset e punës që kryhen në laborator. Për të gjitha ato patologji të cilat janë me rrezikshmëri të lartë, garantohet kushte sigurie maksimale me qëllim që të kryhen edhe ekzaminimet e nevojshme”.

“Laboratorët që po ndërtohen këtu janë sipas parametrave dhe standardeve të laboratorëve europianë duke ruajtur të gjitha protokollet me të cilat do të duhet që të zbatojnë laboratorë të tillë. Ky mund të jetë si një binjakëzim edhe me laboratorët e tjerë si motra europianë, për vlerësime dhe studime që mund të shërbejnë edhe në rajon. Këtu janë të vendosura edhe laboratorë të tjerë të rëndësishëm, të ujit, cilësisë së ajrit, të cilësisë së ushqimeve për të mbrojtur dhe garantuar sigurinë e shëndetit të popullatës”, vijoi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se “me rritjen e kapaciteteve këtu mundësojmë që të kryhen diku tek 35 mijë ekzaminime laboratorike në situate të qeta, por që sigurisht edhe në situata epidemiologjike, të kemi kapacitete dyfishuara të ekzaminimeve që kryhen në këto laboratore. Por edhe duke qenë një laborator kombëtar reference, patjetër që ngrihet në një nivel tjetër edhe sa i përket ekselencës dhe kërkimeve shkencore që kryhen këtu”.

Korpusi i laboratorëve të referencës kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik po ndërtohet në një sipërfaqe prej 2900 m2 ku dhe i cili do ketë nivelin më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së ku trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë, bëhet në nivele më të larta mbrojtje për shëndetin e specialistëve, krahasuar me nivelin që aktualisht ka.

Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik.

Gjithashtu, me mbështetjen e buxhetit të shtetit do të rikonstruktohet edhe godina qendrore e ISHP-së.

Next Post
Çelja e negociatave me BE, Meta komenton nga qelia: Krenaria e tallavasë së integrimit!

Çelja e negociatave me BE, Meta komenton nga qelia: Krenaria e tallavasë së integrimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com