• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligji i ri për falimentin shkakton konfuzion

by
08/06/2015 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U bënë gati dy vite që një projektligj për falimentin është në diskutim dhe dritëhijet se çfarë do të përmirësojë paketa e re ligjore janë shtuar. Qëllimi i ndryshimeve është të bëjë më të lehtë falimentin e për rrjedhojë, të ulë barrën e kredive të këqija në banka dhe në tërësi, të ulë barrën që krijojnë këto biznese në ekonomi.

Sipas burimeve në Ministrinë e Drejtësisë, risia themelore e projektligjit është përfshirja e ristrukturimit të bizneseve që kanë humbur aftësinë paguese. Kështu që përveç falimentit klasik do të ketë edhe një zgjidhje të re që mund të vijë nëpërmjet një administrimi të ri të kompanisë nga një palë e tretë etj. Mirëpo çështja e ndryshimeve ligjore komplikohet edhe më shumë pas një deklarate që kanë dhënë drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, Klajdi Mati, i cili ka pohuar për mediat se paketa e re ligjore që është ende një draft në diskutim do t’u japë të drejtë edhe individëve që nuk kanë aftësi paguese të përfshihen në ristrukturim.

Duke ju referuar modelit amerikan, Mati ka thënë se, projektligji i ri mbron individët që kanë kredi në banka nga sekuestrimi i shtëpisë së parë. Ai ka lënë të kuptojë se, banka detyrohet me ligj të negociojë me klientin nëse nuk ka fuqi paguese. Nëse gjykata e sheh të arsyeshme, e vendos ajo dhe jo kreditori i siguruar, për të mbajtur një apartament, jo të dytin. Për individët në vështirësi, të cilët aplikojnë për faliment, drafti parashikon pezullimin e pagesës së kredisë për një periudhë të caktuar kohe dhe rinegocimin e këstit të saj.

Ekspertët nga Shoqata e Bankave mendojnë se kjo procedurë është absurde dhe se në vend që të ulë kredinë me probleme mund ta rrisë atë. Sipas tyre nuk mund të merret si model ligji amerikan i falimentit pasi, sistemi i drejtësisë në vendin tonë lë për të dëshiruar dhe procedurat mund të kthehen në korruptive.

Bankat janë të shqetësuara dhe nuk janë në dijeni të këtyre procedurave. Burimet në Bankën e Shqipërisë e kanë vlerësuar surprizë deklaratën e Matit dhe pohuan se nuk janë në dijeni të këtij varianti të draftligjit të falimentit, pavarësisht se janë pjesë e grupit të punës. Pasi në kushtet e Shqipërisë, kjo masë ligjore më e pakta do të ketë një efekt psikologjik negativ te kredimarrësit aktualë. Ekspertë të tjerë brenda sektorit mendojnë se kufizimet për të sekuestruar shtëpinë e parë mund të ndikojnë në rritjen e kredive për shtëpi.

Banka Botërore po asiston Ministrinë e Drejtësisë për të hartuar një ligj të ri për falimentin, i cili të mundësojë zbatimin praktik, pasi paketa ligjore aktuale nuk po e ezauron këtë mision, tashmë të kërkuar edhe nga vetë bizneset në vështirësi. Madje mësohet se, hartimi dhe funksionimi i këtij ligji do të jetë kusht themelor në marrëveshjen e re të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Drafti është në diskutim që prej vitit që shkoi dhe ende nuk ka marrë formën e projektligjit. Ministria e Drejtësisë ka analizuar se nga zbatimi në praktikë dhe verifikimet e kryera në çështjet e falimentit të trajtuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit është vënë re se kuadri ligjor aktual paraqet mangësi në detajimin apo qartësimin e procedurave të lidhura me falimentin, duke sjellë zvarritje të procedurave dhe rritje fiktive të kostove të procedurës, çka ndikon drejtpërdrejt në dëm të palëve të interesuara, debitorë, kreditorë dhe publik.

Procedurat e falimentit në Republikën e Shqipërisë rregullohen nga një kuadër ligjor që daton që në vitin 2002 dhe ndryshimet e fundit ligjore në këtë ligj, i përkasin vitit 2010, kur u krijua institucioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, si institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Burimet në Ministrinë e Drejtësisë pohojnë se kuadri i ri ligjor për falimentin do të ketë në fokus çështjet që lidhen me paaftësinë paguese të subjekteve debitore, si dhe praktikat e ristrukturimit të borxhit, të cilat do të shmangin eliminimin e biznesit dhe do të rimodelojnë strukturën financiare dhe organizative të subjekteve debitore. Organizimi i bizneseve me humbje, nëpërmjet ristrukturimit, do të mund të parandalojë edhe efektet negative në ekonomi.

Ligji i ri synon gjithashtu shlyerjen, në mënyrë kolektive të detyrimeve të debitorit, nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave ose një plan riorganizimi, nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje tjetër, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë ekzistuese.

Ligji aktual nuk përcakton saktë se për çfarë mund të aplikohet në fazën fillestare të nisjes së procedurave të falimentit. Pra, nuk përcakton mundësi alternative, nëse një procedurë aplikimi mund të jetë për ndjekjen e procedurës së likuidimit. Ministria e Drejtësisë sqaron se, ndërkohë që legjislacioni ynë paraqet këtë mangësi, legjislacionet e vendeve më të zhvilluara i kushtojnë rëndësi detajimit, që prej fillimit të aplikimit për procedurë falimenti, duke e sqaruar atë që në momentin e aplikimit, çka i orienton më shpejt dhe saktë palët se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm në realizimin e procedurës.

Monitor

Next Post

Foto/ Fustani i Elhaida Danit, më i miri në Eurovision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In