• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligji i ri/ Nuk mund të shitet ndërtesa pa u hipotekuar

by Lorenc Vangjeli
28/01/2016 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka ndryshuar ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, duke detyruar ndërtuesit që të mos shesin ambiente, në rast se leja nuk është e regjistruar në hipotekë. Gjithashtu, ju jepet e drejta bankave që të nxjerrin në shitje karabinanë e ndërtimit, nëse ndërtuesi nuk kthen kredinë raporton Ora News. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi shpjegon se këto ndryshime synojnë të mbrojnë qytetarët në procesin e shitjblerjes.

Ndërtuesit nuk mund të shesin apartamente apo ambiente biznesi, nëse nuk regjitrohet më parë leja e ndërtimit në hipotekë. Është ky ndryshimi që qeveria ka bërë në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Shoqata e Ndërtuesve e vlerëson një nismë të tillë, që mbron qytetarët, por sipas saj, gjithcka do të varet nga pushteti vendor që me ligj duhet të bëjë regjistrimin në hipotekë të lejeve për të mos krijuar vonesa dhe penguar shitjeblerjen në këtë sektor.

 Maksim Muci, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve: Regjistrimin në hipotekë duhet ta cojnë organet e pushteti vendor. Ata që kanë lëshuar lejën, pra nuk e çon ndërtuesi, e con bashkia po themi. Këtu ngelet pa zgjidhur kjo pikë, që nëse bashkia vonon dërgimin e lejës atëherë ndërtuesi nuk mund të lidhë kontrata. Pra jemi dakord, nuk ka asnjë kundërshti vetëm se duhet një afat që bashkia duhet të cojë dokumentacionin në zyrën e regjistrim. Regjistrimi i lejës së ndërtimit presupozon që cdo gjë është e fiksuar dhe nuk mundet që as të japësh sipërfaqe më tepër dhe as ti japësh një apartamenti dy veta.

Një tjetër ndryshim që qeveria i ka bërë ligjit është edhe nxjerrja në shitje e karabinasë së ndërtimeve  nga bankat, në rast se ndërtuesi nuk e kthen kredinë.

 Maksim Muci, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve:  Përsa i përket marrëdhënies mes zhvilluesit dhe bankes, këto trajtohen në kontrata mes tyre dhe cdo kontratë e tillë ka fuqinë e ligjit. Ky është problem që varet nga ndërtuesi dhe banka.

Ndërtimi konsiderohet një ndër sektorët më informalë, përsa i përket procesit të shitjeve blerjeve, Janë të shumta rastet kur e njëjta banesë apo ambent i shitet më shumë se një personi./Ora News

Next Post

Fotot/ Ky është shqiptari që po "çmend" SHBA me set fotosh nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In