• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri, Çuçi shpjegon si do të transformohet SHÇBA në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore

by A R
20/12/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli sot në Kuvend për ligjin e ri që e shndërron Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore.

Çuçi shpjegoi pse po bëhet ky ndryshim dhe si do të reformohet SHÇBA në një agjenci inteligjente sipas modelit të agjencive homologe në vendet e BE-së.

Më poshtë fjala e plotë e ministit Çuçi:

Policia e Shtetit po bëhet gjithmonë e më tepër një institucion, një organizëm më i pavarur dhe më profesional, por gjithmonë kur rrisim pavarësinë e institucioneve, e aq më tepër të institucioneve si Policia e Shtetit, veprimtaria e të cilës lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, ne duhet të përmirësojmë dhe duhet të rishikojmë gjithmonë instrumentet monitorues të punës së tyre. Dhe sot kemi sjellë pikërisht në parlament për të miratuar një ligj të rëndësishëm siç është ligji për “Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.

Ju tashmë jeni të njohur me disa nga tiparet kryesore të këtij ligji, i cili është diskutuar gjatë dhe miratuar tashmë në Komisione, dhe këtu gjej rastin të falënderoj të dy Komisionet, të dy kryetarët e komisioneve, përkatësisht: Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë, por veçanërisht kolegen Felaj që nën udhëheqjen e të cilës një grup i përbashkët midis dy komisioneve arriti të konsolidonte një draft dhe ta përmirësonte atë për ta sjellë në formën më të mirë sot për miratim.
Pra, ju tashmë tiparet kryesore të ligjit i dini dhe objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij ligji dua të theksoj me këtë rast se nisma është pjesë e një pakete tërësore për reformimin e strukturave të sigurisë për t’i sjellë ato në standardet më të mira europiane dhe të njohura botërisht.

Ligji që kemi aktualisht për SHÇBA-në, apo Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, realisht nuk është një ligj shumë i vjetër. Por dinamika e zhvillime në këto vitet e fundit sidomos në sistemin e drejtësisë, por edhe faktorë të tjerë ligjore dhe institucional kanë bërë të detyrueshëm draftimin e këtij ligji të ri, që të përmbushë nevojat e krijuara, e t’i përgjigjet kësaj situate re të krijuar nga ndryshimet institucionale dhe ligjore.

Një element tjetër shumë i rëndësishëm, që u shtohet nevoja edhe për reformim rrënjësor të SHÇBA-së lidhet me rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë dhe kryesisht rëndësia për t’u përputhur me standardet e European Partnership Against Corruption, ose EPAC-ut.
Dua të them që në fillim që ligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e ICITAP-it. Ai ka kaluar gjithashtu në procesin e konsultimit publik, gjatë të cilin janë përfshirë institucione të ndryshme, subjekte të ligjit por edhe partnerë ndërkombëtarë që asistojnë në fushën e sigurisë publike dhe të rendit.
Po cilat janë disa nga synimet kryesore të kësaj nisme ligjore?

– Së pari, reformimi i Shërbimit tashmë do të quhet “Agjenci”, si një agjenci inteligjente për të luftuar korrupsionin, si dhe për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme në radhët e subjekteve të saj, duke e përafruar me agjencitë homologe të vendeve anëtare të BE-së;

– Së dyti, transformimi i Shërbimit tashmë “Agjencisë” drejt një modeli më demokratik e institucional, si pjesë e komunitetit të agjencive ligjzbatuese e inteligjente në vend, sipas standardeve të EPAC-ut;

– Së treti, rritja e kapaciteteve të shërbimit tashmë “Agjencisë” për një qasje pro-aktive ndaj fenomeneve korruptive të subjekteve të shërbimit;

– Së fundi, parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprimtarisë kriminale e korruptive, në subjektet e shërbimit.

Risitë kryesore të projektligjit:

-Risi kryesore e këtij p/ligji, në radhë të parë, është kalimi i kësaj strukture, i këtij instrumenti, në një strukturë civile. Pra “zhveshja” nga gradat dhe krijimi i një strukture civile, me një zhvillim të qartë karriere dhe duke shmangur konfliktin e interesit me subjektet që mbikëqyr.
Pra, thënë ndryshe, tashmë nuk është shërbimi një rrjedhë normale ku oficerë të policisë gjyqësore mund të shkojnë dhe të shërbejnë në AMP (agjencinë mbikëqyrëse) dhe, në të kundërt, kur mbarojnë misionin e agjencisë, të kthehen në Policinë e Shtetit, me gradat përkatëse, sipas gradave të policisë, por është një agjenci tërësisht civile, duke shmangur kështu një konflikt të hapur interesi, që lind në këto raste.
-Risi tjetër është, sepse ky projektligj përcakton detyrimet që rrjedhin nga aktet e tjera ligjore, si ai për “Vlerësimin kalimtar dhe periodik të subjekteve mbikëqyrëse”. Në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, kjo strukturë ka marrë funksione të reja, të cilat duhet të pasqyrohen detyrimisht në ligjin organik, që rregullon këtë agjenci.
Dhe së fundi, veprimtaria verifikuese për pajisjen me Certifikata të Sigurimit të Personelit (CSP) të subjekteve. Ky detyrim ka lindur pas miratimit të VKM përkatëse “Për miratimin e rregullave të sigurimit të personelit”, i cili i jep të drejtën shërbimit (agjencisë tashmë, në të ardhmen), si autoritet verifikues, për pajisjen me certifikatë sigurie të subjekteve, që për shkak të detyrës duhet të njihen me informacionin e klasifikuar.
Aktualisht veprimtaria e pajisjes me CSP ndiqet edhe nga Policia e Shtetit dhe nga SHÇBA (Agjencia). Në të parën bëhet aplikimi, dhe në të dytën bëhet verifikimi dhe përcjellja nga SHÇBA drejt organit kompetent.
Kjo përgjegjësi e re, pra kalimi vetëm në një dorë, pra e bërë vetëm nga agjencia tashmë, ku agjencia merr përgjegjësinë për subjektet e saj që të udhëheqë që prej fillimit, pra që nga faza fillestare e aplikimit e deri në përfundim yë plotë të praktikës, duke kryer veprimtarinë verifikuese dhe ia dërguar për kompetencë DSIK me konkluzionin nëse ekziston ose jo kushti i sigurisë.
Dua të jem i qartë që nuk bëhet fjalë për marrjen e atributit të vendimmarrjes për pajisjen me CSP, pasi atë e ka vetëm DSIK.
Një risi tjetër lidhet me procesin e ekzaminimit poligrafik. Ekzaminimi poligrafik ka lindur si detyrim, nga ligji Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. është parashikuar së një nga fazat e rekrutimit të personelit të BKH-së, pra bërja e ekzaminimit poligrafik për të gjithë personelin që do punojë në BKH.
Ka qenë, sigurisht deri më sot, për informacion, një projekt i asistuar nga ambasada e SHBA nëpërmjet programit të ICITAP-it dhe tashmë kemi trajnuar 5 ekspertë, që do t’i atashohen agjencisë në të ardhmen.
– Së fundmi, por me rëndësi të madhe, një risi e projektligjit është hetimi disiplinor nga Agjencia që do të bëjë ndaj subjekteve që mbikëqyr për të gjitha shkeljet e rënda, të cilat konstatohen nga vetë Agjencia gjatë veprimtarisë së saj mbikëqyrëse, si dhe detyrimin që do të kenë subjektet e agjencisë për të zbatuar konkluzionet e hetimit disiplinor. Sipas rekomandimeve të ekspertëve të ICITAP-it si dhe standardeve të EPAC-ut, strukturat që mbikëqyr Agjencia, do të ishin në konflikt të hapur interesi, sikundër deri tani, nëse ankesat apo shkeljet që konstatohen nga Agjencia, do të hetoheshin nga vetë strukturat ku janë me detyrë subjektet përkatëse.
Kjo nevojë del edhe më evidente në rastet e incidenteve të rënda të cilat krijojnë impakt dhe ndjeshmëri të lartë të qytetarët dhe për të cilat duhet të ketë një hetim të pavarur dhe transparent për publikun dhe të evitohet çdo konflikt interesi real apo i perceptuar.
Të nderuar kolegë,
Pas një konsultimi të gjatë të këtij projektligji në grupet e punës dhe siç e thashë, edhe me komisionet parlamentare dhe grupet e tjera të interesit, kam bindjen se ky është një produkt ligjor cilësor, në funksion të rritjes së sigurisë dhe luftës kundër korrupsionit, një produkt ligjor që do t’i rezistojë kohës, do të shërbejë për ndërtimin e institucioneve më të mira, që kanë besueshmëri më të lartë të publikut dhe për rrjedhojë të një shoqërie më të mirë.
Për këto arsye ju ftoj të gjithëve ta miratojmë këtë ligj! Faleminderit.

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 21 Dhjetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

“Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh”/ Bardhi: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga..

January 27, 2026
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

January 27, 2026
Tabaku: Vendin nuk e nxin opozita, por qeveria

‘Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni, të shfuqizohen nenet..’, Tabaku: Shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale

January 27, 2026
Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In