• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji i ri, bizneset e vogla nuk duhet të mbajnë mbi 150 mijë lekë në arkë

by A R
31/07/2019 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së shpejti, bizneset, si të mëdha ashtu dhe të vogla, nuk do të mund të mbajnë shuma të pakufizuara në arkat e tyre, por do të kenë njëlimit dhe mbi këtë limit ata do të detyrohen që të dorëzojnë paratëçdo ditë në bankë.

Është projektligji i ri “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i cili ka vendosur kufizime në maksimumin e arkës qëmund të mbajë çdo subject. Ligji parashikon se Maksimumi i arkës përcaktohet me një akt të brendshëm dhe përmban:

– Për subjektet mikro dhe personat fizikë, maksimumi i arkës do të jetë 150,000 lekë. Sipas ligjit të ri të kontabilitetit, subjekte mikro quhen njësitë ekonomike, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:    a) aktivi, 15 milionë lekë; b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 30 milionë lekë;    c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2018, në vend kishte rreth 120 mijë ndërmarrje me më pak se 10 punonjës, duke përjashtuar subjektet bujqësore, ose rreth 94% të totalit tësubjekteve jo bujqësore në vend.

– Për subjektet e vogla maksimumi i arkës do të jetë 500,000 lekë. Njësi ekonomike të vogla  janë– njësitë ekonomike, jo mikro, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:    a) aktivi, 150 milionë lekë;    b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë;    c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50.

–Për subjektet e mesme maksimumi i arkës është 800,000 lekë. Njësi ekonomike të mesme janë njësitë ekonomike, jo mikro dhe jo të vogla, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:    a) aktivi, 750 milionë lekë;  b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1 500 milionë lekë;  c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

– Për subjektet e mëdha maksimumi i arkës është 1,700,000 lekë.Njësi ekonomike të mëdha – njësitë ekonomike, që në datën e raportimit tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: a) aktivi, 750 milionë lekë;    b) të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1 500 milionë lekë; c) numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Drafti i ri parashikon që përtej kësaj shume, subjekti që lëshon faturë detyrohet që paratë në dorë, mbi nivelin e caktuar maksimal të arkës, që ka pranuar gjatë ditës mbi çfarëdo baze, të paguajë në llogari në bankë në të njëjtën ditë, por jo më vonë se ditën e ardhshme të punës.

Kontabilistët pohojnë se për bizneset mikro, përcaktimi i limiteve për arkën do të jetë një kosto e shtuar për biznesin. “Biznesit do t’i duhet të bëjë çdo ditë derdhje në bankë, qoftë edhe me shuma qesharake prej 200 apo 300 mijë lekësh dhe kjo është një kosto super e shtuar për subjektet”, thotë Armand mala, kontabilist.

Ligji i ri për faturimin elektronik

Ministria e Financave ka përgatitur projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” si dhe një sërë ndryshimesh ligjore në ligjin për “procedurat tatimore”, për TVSH-në, të cilat synojnë një revolucion në mënyrën se si do të realizohet faturimi i bizneseve, që tashmë do të jenë vetëm elektronike.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, Ligji i ri parashikon detyrimin e aplikimit të faturës elektronike dhe regjistrimin e pagesave të faturave pa para në dorë, si një fushë e re dhe deri më tani e parregulluar.

Me sistemin e ri, bizneset do të lëshojnë vetëm fatura elektronike, ku për subjektet që janë biznes i vogël, procedurat do të jenë më të thjeshtuara. Bizneset duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara dhe sistemi i Administratës Tatimore do të gjenerojë shifrën e operatorit, i cili do të shoqërohet me numrin e tij personal të identifikimit, nëse operatori është person fizik, ose me numrin e identifikimit tatimor, nëse është person fizik që ushtron veprimtari kontabël./monitor/

Next Post
Kujdes! Siri i Apple dëgjon bisedat e përdoruesve

Kujdes! Siri i Apple dëgjon bisedat e përdoruesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

September 20, 2026
Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com